×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19. E ardhmja e pasigurt po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë të vështira.

Që nga fundi i muajit shkurt, stoku i depozitave në vend është rritur me 36 miliardë lekë, ose 291 milionë euro (+3.5%).

Rritja është shumë më e fortë, nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur nga shkurti 2019 deri në shtator 2019, kursimet ishin rritur me vetëm 6.5 miliardë lekë, ose gati 6 herë më pak. Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, kjo është rritja më e lartë për periudhën kohe në referencë, që nga viti 2011 (shiko grafikun e parë). Që prej vitit 2013, rritja e depozitave në sistem ishte ngadalësuar ndjeshëm, si rrjedhojë e uljes së normave të interesit (nga politika lehtësuese monetare e Bankës së Shqipërisë), që i mbajti depozituesit larg bankave.

Duke iu referuar studimeve të ngjashme, një sjellje e tillë konsumatore e individëve për të rritur kursimet në kohën e Covid-19 vërehet në shumicën e vendeve të Rajonit dhe të Bashkimit Europian. Në vendet e BE-së, rritja e kursimeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 ishte më e larta në 20 vitet e fundit.

Studimet për situata të tilla në të shkuarën sugjerojnë se në kohëra krizash ekonomike, fatkeqësish natyrore apo epidemish, mund të priten ndryshime strukturore në sjelljen e ekonomive familjare. Efekti i pasigurisë për të ardhmen mund të mbizotërojë atë të rënies së të ardhurave në ecurinë e pritshme të kursimeve; kjo nënkupton se individët mund priren edhe më shumë drejt kursimit, duke ulur më tej konsumin.

Duke llogaritur edhe depozitat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë, totali i depozitave bankare në Shqipëri arriti në rreth 1.25 trilionë lekë ose rreth 10 miliardë euro. Depozitat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të Bankës së Shqipërisë janë ato me maturim mbi dy vjet, si edhe depozitat e qeverisë qendrore.

Në tremujorin e tretë të vitit rritja e totalit të depozitave është rreth 19 miliardë lekë, ndërsa depozitat që përfshihen në paranë e gjerë janë rritur me rreth 22 miliardë lekë. Kjo mund të tregojë se një pjesë e depozitave afatgjata janë zhvendosur në depozita pa afat apo afatshkurtra, çka konfirmon sërish tendencën drejt formave më likuide të kursimit.

Rritja e depozitave në shtator

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit shtator, totali i depozitave të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë arriti në 1 trilionë e 78 miliardë lekë ose rreth 8.7 miliardë euro. Depozitat regjistruan një rritje të mëtejshme prej 8.2 miliardë lekësh (rreth 65 mln euro) krahasuar me gushtin; me bazë vjetore krahasimi, depozitat shënuan një rritje prej 66 miliardë lekësh ose rreth 6.5%.

Gjatë shtatorit, depozitat u rritën pothuajse në masë të barabartë si në lekë, ashtu edhe në valutë, me një shtesë prej afërsisht përkaësisht 4 miliardë lekësh tek të dy grupet.

Depozitat në valutë huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit.

Edhe për shtatorin rritja erdhi kryesisht tek llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat, në dëshmi të faktit se shqiptarët përgjithësisht preferojnë t’i mbajnë fondet e tyre në formë likuide dhe të mund t’i tërheqin në çdo kohë. Kjo zgjedhje lidhet si me normat e ulëta të interesit për depozitat me afat, ashtu edhe me pasigurinë që ka përcjellë kriza në radhët e familjeve dhe bizneseve shqiptare./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

Publikuar më 10.11.2020
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...

Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri. Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike […]

Lexo më shumë

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Publikuar më 06.11.2020
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respekt...

Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, përllogarit Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Vala e shkeljeve është aq e madhe sa, përfshin të gjitha njësitë publik publike të cilat faturojnë dhe […]

Lexo më shumë

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Publikuar më 02.11.2020
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...

Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e saj, dilema të shumta janë ngritur. Sot askush nuk është në gjendje të parashikojë në këto momente për sa kohë do të zgjasë, cilat do të jenë kostot dhe sa i vështirë do të jetë rekuperimi. Një ide e mundshme mund të krijohet nga […]

Lexo më shumë

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Publikuar më 28.10.2020
Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më ...

Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më shumë pas “luksit” në shtëpi në raport me qarqet e tjera të vendit. Vrojtimi i INSTAT për buxhetin e familjeve ka identifikuar se Beratasit shpenzuan për furniturën e shtëpisë, mobilie dhe pajisje rreth 10 për qind të totalit të buxhetit të tyre mujor […]

Lexo më shumë

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Publikuar më 27.10.2020
Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reforma...

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe Shqipëria ka qenë një prej atyre që kanë kaluar në analizë. Në një dokument të publikuar së fundmi BB konstaton se ky vlerësim i korporatës ekzaminoi sesi Grupi i Bankës lehtëson lidhjet […]

Lexo më shumë

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Publikuar më 20.10.2020
Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Fi...

Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Financave njofton për një rritje të ekonomisë në 5.5%. Në një mbledhje të posaçme, kushtuar Projektbuxhetit, do të shpenzohet 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke qenë se Ministria e […]

Lexo më shumë

FMN jep këshillat e fundit: Taksoni të pasurit që të shpëtoni nga borxhet

FMN jep këshillat e fundit: Taksoni të pasurit që të shpëtoni nga borxhet

Publikuar më 13.10.2020
Vendet duhet të marrin në konsideratë rritjen e taksave mbi ...

Vendet duhet të marrin në konsideratë rritjen e taksave mbi të pasurit për të zvogëluar borxhet kombëtare pasi të marrin veten nga pasojat ekonomike të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar të martën. FMN bëri atë dhe sugjerime të tjera të politikave në Outlook-in e tij më të fundit Ekonomik Botëror, i cili rishikoi parashikimin e […]

Lexo më shumë

Emrat/ Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

Emrat/ Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

Publikuar më 12.10.2020
Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fitua...

Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fituan Çmimin Nobel për Ekonomi. Ata u shpërblyen në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit. “Ankandet janë kudo dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe kanë shpikur formate të reja ankandi, duke […]

Lexo më shumë