Francezët, të revoltuar për dëbimin e shqiptares: Barbarizmi s’mund të fitojë!

Të dëbuar për në Shqipëri gjatë fundjavës së kaluar, me vendimin e kryebashkiakut të Pyrénées-Orientales, i cili e realizoi vendimin gjyqësor, familja shqiptare e Amarildës vazhdon të marrë mbështetje nga banorët francezë në nivel lokal, shkruajnë mediat franceze.

Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar.

“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e Mitaj. Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”, transmeton më tej Albinfo.ch.

Duke konfirmuar se ajo kishte biseduar me vajzën e re në telefon, ajo pranoi se “familja shqiptare kishte mbërritur në Tiranë pasditen e së enjtes”. “Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi!

Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë ate në një vend tepër të rrezikshëm, për

të cilin të gjithë jemi njoftuar. Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, ka përfunduar Martinez, informon Albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet