Francezët ngrihen në mbrojtje të dy familjeve shqiptare, janë kundër dëbimit të tyre

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Shoqëria franceze në Saint-Die dhe Epinal  është ngritur në protestë përpara prefekturës për të mbrojtur dy familje shqiptare që kanë marrë paralajmërimin për depërtim.

Duket se dy familjet shqiptare kanë fituar respektin e shoqërisë në atë zonë, kjo pasi qytetarët francezë nuk i ka penguar as shiu i fortë për të dalë në mbrojtje të shqiptarëve.

Njëri prej protestuesve, Jean-Louis Didelot  apeloi për mbështetje të familjeve shqiptare duke shtuar se “ata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me ta, ata nuk iu larguan dhunës  që të rikthehen sërish atje”.

Qytetarët francezë të ngritur në protestë i kanë bërë thirrje prefektit të zonës të shqyrtojë situatën në mënyrë njerëzore dhe t’i autorizojë dy familjet shqiptare të paraqesin kërkesën e tyre për azil në Francë.