Familja shqiptare drejt dëbimit, francezët i dalin në mbrojtje

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Banorët francezë i kanë dalë në mbrojtje një familje shqiptare, që po përballet me dëbimin nga vendi.

Ishin më shumë se 100 banorë vendas që u mblodhën përpara shkollës së “Polle a Cherbourg” në Manche në mbështetje të kësaj familje shqiptare me katër fëmijë të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela, përcjell albinfo.ch.

Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë.

Çifti shqiptar arriti në Cherbourg të Francës në shtator të vitit 2017 dhe në dhjetor të vitit të kaluar iu refuzua kërkesa për azil. Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten (sot) më 12 janar.

“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, ka thënë një prej mësuesve të shkollës.