Francezët në këmbë për të mbrojtur fëmijën 5 vjeç

Ledjoni 5 vjeç me origjinë shqiptare , ka qenë në një shkollë në Montjoie në La Roche-sur-Yon për një vit. Ai dhe prindërit e tij jetojnë nën kërcënimin e dëbimit të menjëhershëm. Edhe pse autoritetet duan që ta dëbojnë atë, kanë qenë rreth 80 persona ata të cilët kanë demonstruar mbështetjen e tyre. Prindërit e shkollës, FCPE (Federata e Këshillave të Prindërve) dhe mbështetësit kanë thënë se familja është në rrezik në Shqipëri për shkak të mafies shqiptare dhe gjithashtu në vendin e vogël ballkanik ka përhapje krimi , korrupsioni dhe fenomene të tjera tepër negative.

Protestuesit kanë kërkuar që në rastin konkret të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve. Mediat franceze kanë shkruar se protestuesit kanë qenë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

 

 

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet