Francë, kapet 1 mln euro drogë me flamurin shqiptar dhe arrestohet 1 person

Një sasi prej 104 kg kanabis dhe 984 gr heroinë e pastër është sekuestruar nga autoritetet franceze. Sasi kjo që dyshohet të vinte nga Shqipëria.

Droga është sekuestruar në një apartament në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e 7 në Lyon, ku gjithashtu është arrestuar një shtetas shqiptar, por dyshimet janë se bëhet fjalë për një organizatë. Katër muaj më parë autoritetet franceze zbuluan se ky vend shërbente si qendër për trafikantët shqiptarë.

Duket se trafikantët kanë menduar se policia nuk do të kërkojë prapë në të njëjtin vend, duke vazhduar kështu aktivitetin. Sipas  “Le Progres” kohët e fundit, policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar.

Ditën e hënën, gjatë një mbikëqyrje, policia pa një person që po largohej nga banesa dhe në këto momente ata sollën për të bërë kontroll një qen të specializuar, i cili zbuloi banesën në fjalë. Pas zbulimit të sasisë së drogës hetuesit e pritën të dyshuarin në banes për ta arrestuar, por ky i fundit ka kuptuar gjithçka dhe është përpjekur të arratiset.

Por pa rezultat sepse u arrestua pak më pas. Në apartament u gjetën 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Gjatë ndalimit të shqiptarit, që zgjati 96 orë, ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u paraqit këtë të premte në zyrën e prokurorit.

Megjithëse nuk është krijuar asnjë lidhje formale mes tij dhe rrjetit të shpërbërë në maj, përdorimi i të njëjtit apartament dhe shtetësia shqiptare, ngrenë dyshime se i arrestuari ka lidhje me një organizatë të madhe kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet