Francë, Jeanne Calment ka jetuar 122 vjet. Ja cili është sekreti… (Video)

Francezja, Jeanne Calment ka jetuar më shumë se çdo njeri në planetin tonë. Ka vdekur pesë muaj pa i mbushur 122 vjet, në muajin gusht të vitit 1997.

Jetëgjatësinë e saj, siç thoshte, ia kishte për borxh se kishte punuar në të kundërtën e asaj që këshillonin mjekët.

Ka pirë cigare, pije alokolike, më së shumëti verë të kuqe dhe ka mishin e kuq dhe ëmbëlsirat.

Kurrë nuk ka ngrënë mëngjes, përveç se ka pirë kafe.

Gjatë jetës së saj, ajo ka thyer shumë rekorde.

Kur ishte 111 vjeçe u bë personi më i moshuar në Francë, e si 113 vjeçe,  ishte personi më i moshuar në botë. Kur mbushi 114 vjet u bë personi mëi moshuar që është paraqitur ndonjëherë në film, duke ju falënderuar rolit në filmin “Uinsenti dhe unë”, në vitin 1990.

Jeanne Calment kur ishte 20 vjeçe (viti 1895)

Kur u bë 116 vjeçe, ishte personi i parë që kishte përjetuar një moshë të tillë ndonjëherë, e kur u bë 120 vjeçe publikoi edhe albumin muzikor, “Dashnorja e kohës”.

Në moshën 122 vjeçe ka marr zyrtarisht titullin e personit më të moshuar që ka jetuar ndonjëherë.

 Jeanne Calment kur ishte 22 vjeçe (viti 1897)

Deri në moshën 109 vjeçe, Jeanne ka jetuar e pavarur në shtëpinë e saj, dhe më pas është vendosur në një azil të pleqëve.

Për një kohë të gjatë ishte vitale, duke ju falënderuar jetës aktive. Që nga mosha 85 vjeçe, siç ka rrëfyer, ajo do të fillonte ditën duke u zgjuar në orën 6:45 me një lutje. Më pas do të bënte ushtrime duke qenë e ulur në kolltuk, dhe më pas do të bënte dush, pas shumë viteve edhe duke ju falënderuar personelit mjekësor, dhe më pas trupin do ta lyente me vaj ulliri.

 

Për drekë zakonisht ka ngrënë mish viçi, e pas drekës do të ndizte cigaren dhe do të pinte një gotë port.

Kujdestarët e saj theksuan se ajo shpesh ankohej për ushqimin pa shije dhe kërkonte ushqime të skuqura dhe me erëza.

Është martuar me Fernand Calment në vitin 1896 dhe ishin bashkë deri sa vdiq në vitin 1942. Nga kjo jetë bashkëshortore lindi një fëmijë, dhe ajo më nuk është martuar.

Në momentin kur ka vdekur ishte e verbër, por duke pasur parasysh moshën, ishte me një shëndet relativisht të mirë.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet