Franca përkujton sulmet e 2015, Makron nderon viktimat

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nderoi sot viktimat e sulmeve terroriste të Parisit të vitit 2015. Një bombardim vetëvrasës dhe shpërthime në masë vranë 130 vetë dhe plagosën qindra të tjerë. I dyshuar i vetëm xhihadist që i mbijetoi natës së masakrës, Salah Abdeslam, po mbahet në izolim dhe ruhet që të mos kryej vetëvrasje.

Besohet se ai ka trajtuar logjistikën për grupin që sulmoi një stadium, kafene dhe një klub nate. Por mediat franceze raportojnë se ai ka folur vetëm një herë, duke iu përmbajtur të drejtës së tij për të heshtur, edhe pse është përballur me gjyqtarët 6 herë. Hetuesit thonë se dosja kundër mund të mos përfundojë deri në pranverën e vitit 2019, raporton BFMTV franceze.

Macron po merr pjesë në ceremonitë në vendet që ishin në shënjestër të xhihadistëve. Ceremonia e parë ishte në stadiumin kombëtar “Stade de France” ku tre bomba vetëvrasëse u shpërndanë jashtë pasi nuk arritën të futeshin në ndeshjen midis Francës dhe Gjermanisë.

Emrat e viktimave janë të vendosura në bare dhe restorante ku ata vdiqën në vitin 2015. Ceremonitë përfundojnë në klubin e natës Bataclan, ku shumica e viktimave vdiqën. Në Bataclan, tre persona të armatosur me rripa vetëvrasës shpërthyes morën peng dhe vranë 90 vetë, menjëherë pasi grupi muzikor nga SHBA-të Eagles of Death Metal kishte filluar të performonte.