Franca dhe Gjermania presion LDK-së për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit!

Ambasadorët e Francës dhe të Gjermanisë, me një qëndrim të përbashkët të përbashkët, kanë kërkuar nga LDK-ja që të heqë dorë nga kërkesa për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Twitterin e Ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, thuhet se me këtë, dy kryeqytetet shfaqin brengën e tyre me situatën e krijuar së fundmi.

Kërkesa i është drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, në mënyrë që i njëjti t’i drejtohet kreut të LDK-së, Isa Mustafës, me kërkesën për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit.

“Qëndroni në anën e popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftoni LDK-në të rishqyrtojë votën e mosbesimit dhe të mbajnë një qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, thuhet në demarshin e përbashkët të Francës dhe të Gjermanisë drejtuar LDK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet