Fouristrada gjendet e zhytur në det, ja për çfarë dyshohet

Një fouristradë tip “Jeep”, me traga të huaja është gjetur e zhytur nën ujë në bregdetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti është me targa italiane, BG 643 GX. Ai është gjetur i zhytur në det, në zonën e plazhit të vjetër.
Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone apo skaf. Gjithashtu po hetohet nëse ka përfunduar aty aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë së Vlorës, asaj kufitare dhe Delta Forcë.

Të tjera

Abissnet