Fotot më të vjetra me ngjyra

Foto 1 nga 20 Pas Para


Normalisht, pritet që fotot e vjetra të jenë bardhë e zi. Por, këto fotografi mahnitëse të marra në fillimin e shekullit XX zbulojnë se fotografia me ngjyra ka ekzistuar më përpara sesa mendoni.
Para vitit 1907, kushdo që donte një fotografi me ngjyra duhej të kishte imazhin e ngjyrosur nga një kolorist profesionist, i cili duhej të ngjyroste foton duke përdorur ngjyra dhe pigmente të ndryshme.
Dy vëllezër francezë, Auguste dhe Louis Lumiere ndryshuan gjithçka duke përdorur një teknikë të quajtur Autocrome Lumière.
Duke përdorur niseshtenë e patates së ngjyrosur dhe një emulsion të ndjeshëm ndaj dritës, ata ishin në gjendje të prodhonin foto të gjalla pa shtuar ngjyra. Edhe pse procesi ishte i vështirë dhe disi i shtrenjtë, ishte ende një teknikë popullore në mesin e fotografëve amatorë.
Ndërsa vëllezërit revolucionarizuan botën e fotografisë me ngjyra, Kodaku më vonë i çoi gjërat në një nivel krejt të ri me shpikjen e filmit Kodachrome, krijuar në vitin 1935.
Kjo u bë një alternativë më e lehta dhe më e leverdishme sesa Lumiere Autochrome, e cila u bë arkaike shumë shpejti.
Këtu janë disa fotografi magjepsëse shekullore me ngjyra duke përdorur teknikën e tyre novatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet