Fotot më mahnitëse të vitit 2018

Foto 1 nga 15 Pas Para


Jeni në zotërim të një aparati profesional “Sony” dhe mendoni se mund të shkrepni fotot më të bukura të mundshme? A do të guxonit që fotot tuaja t’i hidhnit në një konkurs botëror për të përcaktuar më të bukurat e një viti?
Nga kureshtja e leopardëve përpara lenteve të kamerave, deri te ndriçimet flakëruese të vetëtimave mbi Amazonën ekuadoriane, këto që pasqyrohen në galerinë e mëposhtme janë fotot e jashtëzakonshme që janë shpallur fituese të konkursit botëror të fotografive nga “Sony” për vitin 2018.
Ato janë mes shkrepjeve më të mira dhe më cilësoret në konkursin e hapur, e vijnë nga fotografë të vendeve të ndryshme, si Shtetet e Bashkuara, Australia, Argjentina, Kamboxha, Kina, Kenia, Arabia Saudite e të tjera.
Çështja e subjektit në të gjitha këto foto nuk mund të ishte më e diversifikuar sesa kaq, me pjesëmarrësit që kanë zgjedhur një shumëllojshmëri peizazhesh të mahnitshme, portrete personale, takime prekëse, apo edhe çaste sportive, që shërbejnë si objekt frymëzimi për ta.
Fituesit e këtij konkursi përfituan nga “Sony” një set pajisjesh fotografike të prodhimeve të fundit, e veç tyre, punët më të mira do të publikohen edhe në librin e fituesve të vitit 2018, që do të ekspozohet në Ekspozitën e Fotografisë më të Mirë Botërore nga “Sony”, në Londër, mes 20 prillit dhe 6 majit.

Të tjera

Abissnet