Fotot e pushimeve, ja disa këshilla nga modelet (FOTO)

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Jola Alimemaj

Stina e pushimeve më shumë se asnjëherë mbush rrjetet sociale me foto. Por për të pasur një album denjë për “Facebook” dhe “Instagram” duhet të dini disa sekrete lidhur me pozimin. Ja si e bëjnë modelet dhe njerëzit e shoubizit.

Gjeni anën tuaj më të mirë

Ka disa kënde që janë më të mirë se të tjerët. Nëse rri në këmbë, në profil apo shtrirë barkas, ajo që bie në sy është fundshpina, e cila për të krijuar harkun e duhur duhet ngritur duke kontraktuar njëkohësisht muskujt e stomakut. Pra, këshilla e vjetër: barkun brenda gjithmonë.

Drita

Është shumë e rëndësishme që drita e diellit të reflektohet në fytyrë. Nëse fytyra është e lagur, nuk ka problem. Por bëni kujdes me hijet, sidomos nëse fotot i bëni vetë.

Hija

Nëse zgjedhim të pozojmë përballë dritës së diellit, syzet ose kapelja mund të shërbejnë për të fshehur defektet e fytyrës.

Mjaft me selfie

Përfitoni nga këto ditë për të realizuar foto ndryshe nga ato që bëni gjatë gjithë vitit. Larg selfieve, zgjidhni panorama të plota dhe me ngjyra.

Harroni se kush është përreth

Fotot më të bukura të pushimeve janë ato ku duket qartë se nuk e vret mendjen për asgjë. Në fakt, pushimet këtë qëllim kanë: të “heqësh spinën nga priza”.

/J.A/