FOTOLAJM/ Kafshët pengojnë qarkullimin e mjeteve, ja një imazh nga fshati Qeparo

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Shekulli Online

Një problematikë që po haset në rrugë të ndryshme të vendit është prania e kafshëve shtëpiake që bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve.

Siç shihet edhe nga kjo foto e shkrepur në Qeparo, një lopë qëndron e pashqetësuar në rrugë,  ndonëse ky është një aks kryesor ku ka qarkullim mjetesh.

Një fenomen i tillë ndeshet edhe në rrugë të tjera të vendit, ku askush nuk kujdeset që kafshët shtëpiake të qëndrojnë në kullota, habitatin e tyre natyral.

Prania e kafshëve në rrugë mund të jetë një faktor i shtuar aksidenti.