Fotoja e rrallë e atomit që fitoi çmimin e parë në konkursin e shkencës

Kjo fotografi e rrallë, ku shfaqet imazhi i një atomi, që mbahet i palëvizshëm nga fushat elektrike, ka fituar çmimin e madh në një konkurs kombëtar të fotografisë së shkencës, organizuar nga Këshilli i Kërkimeve të Inxhinierisë dhe Shkencave Fizike.

“Atomi i vetëm në grackën jonike”, quhet fotografia e shkrepur nga David Nadlinger, student i doktoraturës në Universitetin e Oksfordit.

Në foto shfaqet një pikë e vogël, pra atomi, që mbahet nga disa fusha që rrethohen nga elektroda metalike. Distanca reale midis dy gjilpërave të vogla nuk i kalon dy milimetrat.

Kur ndriçohet me lazer të ngjyrës blue-vjollcë, atomi thith dhe lëshon sërish grimca drite që janë të mjaftueshme për ta bërë objektin të ekspozueshëm për fotografi.

David e ka shkrepur foton përmes dritares së dhomës përmes një aparati fotografik të zakonshëm.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet