Fotografi mahnitëse të çiftit që u martua ditën kur qielli ishte ngjyrë verdh

Publikuar më 18. 10. 2017 nga Elidona Syla

Nusja dhe dhëndri morën një dhuratë të papritur nga një spektakël natyror, për ditën e tyre të madhe, pasi bënë albumin fotografik të dasmës pikërisht kur qielli mori ngjyrë të verdhë dhe dielli të kuqe.

Colette dhe Tristan Cooper u martuan kundër qiellit të pabesueshëm të shkaktuar nga uragani “Ofelia” herët gjatë kësaj jave, kur u zhvendos në të gjithë Anglinë veriore.

Colette tregon se ditët para se të vinte dasma ka qëndruar gjithë kohën duke parë parashikimin e motit, por nuk ia kishte idenë se do të ndodhte një fenomen i tillë.

“Kur dolëm jashtë u befasuam, ishte sikur po shikonim një film”, ka thënë ajo për “The Mirror”.

Ndërkohë fotografja Sean Elliott ka shkrepur fotot e dasmës së çiftit duke krijuar një imazhe mahnitëse dhe të veçanta.