×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Foto të rralla / Grekët në 1940: Shqiptarë, bashkohuni me ne

Nga Armand PLAKA

Lufta italo-greke, veç të tjerash studiohet edhe për faktin se skenë e zhvillimeve të saj u bënë pikërisht vendbanimet e një vendi të tretë, i cili u fut në këtë luftë me pahir, çka i dha shkas shtetit fqinj të formësonte e të justifikonte veprime të mëvonshme politike, juridike, diplomatike e ushtarake, që lidheshin drejtpërdrejt më këtë akt. Nuk dua të zgjatem në këtë postim shumë në lidhje me informacione të zgjeruara e data historike që përshkruajnë etapat dhe betajat e kësaj lufte, çka tashmë dihen gjerësisht, por vetëm të paraqisja disa foto historike – me shumë gjasa të pabotuara më parë – që ilustrojnë momentin e avancimit të trupave greke në Shqipëri, thirrjet që i drejtoheshin popullsisë shqiptare, si dhe perceptimin e objektivave greke në lidhje me Shqipërinë në kapërcyellin e viteve 1940-1941.

Në një thirrje publike që gjendej e ngulur në muret e ndërtesave në jug të Shqipërisë, shkruar në një shqipe shumë të pastër (në dialektin toskë) marrë nga arkiva e Institutit LUCE në Romë, vetëm pak kohë pasi kishte nisur konflikti, më konkretisht shkruhej:

Shqiptarë,

Italjanët duan të ju nxisin të përdhunoni tokën greke dhë të ju nxisin të luftoni kundër ushtarit hero grek. Ribelohuni të gjithë dhe bashkoni armët t’uaja me armët t’ona dhe kemi për të hedhurë lark Shqipnije fazhizmën e Mussolinit. Shqipnija ka qenë kurdo krenare e lirisë së saja dhe Greqija kurdo e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët përse Mussolini dhe Hitler duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorët e interesave të tyre. I vetmi popull që ka dëshmuar në çdo çast miqësinë e tij për popujt ballkanë është populli i madh anglez që lufton pa reshturë për të shpëtuar qytetnimin. E gjithë Greqija është e mbledhurë pas Mbretit të saj dhe italjanët sigur do të munden nga heroizma jonë dhe ju shqiptarë do të nimoni ne për të i a arrijtur fitores që ka për të lejuar dhe juvet të jini të lirë sikundër keni qenë për njëzet vjetë. Poshtë Fazhizma! Poshtë Nacjonalsocjalizma!

Dihet se avancimi i grekëve në pranverë të vitit 1941 në territorin shqiptar, ishte shumë i shpejtë dhe i zgjeruar, para se në lojë të hynin gjermanët që do të pushtonin shumë shpejt Jugosllavinë dhe Greqinë, duke rifutur në lojë Italinë. Në këtë kuadër, po sjell edhe disa foto të tankeve greke ( shihen qartë edhe mbishkrimet në greqisht ) në zonën e Pogradecit, si dhe disa foto të tjera nga Korça ( ku shihen ushtarakët grekë ndërsa mbajnë një fjalim me tone trimufuese para Bashkisë së qytetit), por edhe robër lufte nga të dyja palët ndërluftuese në territoret shqiptare. Sipas historianes britanike, Miranda Vickers: “Opinioni publik shqiptar në fillim e festoi triumfin e Greqisë ndaj Italisë, por qëndrimi i tij ndryshoi kur Athina nisi të tregojë hapur synimet e veta për të aneksuar Jugun e Shqipërisë”.

***************************************************************************************************

Diçiturat:

Foto 1: Vjeshtë 1940- Faksimile e thirrjes greke ndaj popullsisë shqiptare për t’iu bashkuar frontit anti-italian. Marrë nga Arkiva e Institutit LUCE.

Foto 2: 22 nëntor 1940- Oficerë grekë në ballkonin e Bashkisë së Korçës duke festuar triumfin ndaj italianëve. Foto është marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 3: Dimër 1940-’41: Formacione ushtarake greke në territorin shqiptar pas fitoreve ndaj italianëve, duke paralajmëruar marshimin deri në Tiranë. Foto është marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 4: Pranverë1941: Tanke greke të dëmtuara e të kapura më pas nga italianët pas tërheqjes së grekëve në zonën e Pogradecit. Marrë nga arkivat e shtetit italian. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 5: Dimër 1940-‘41: Ushtarë grekë duke vallëzuar rreth një turme helmetash italianësh të vrarë në territorin shqiptar. Marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 6: Shkatërrimet që la pas lufta. Pas tërheqjes së grekëve, italianët rikthehen sërish në territoret shqiptare në kufi me Greqinë. Duken qartë se shënimet dhe emërtimet e dyqaneve duhej të ishin në italisht. Marrë nga arkivat italiane. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 7: 1940-1941: Robër grekë të luftës, të detyruar të përshëndesin liderin e fashistëve, në muret e Kalasë së Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 8: 1940-1941: Robër grekë të luftës, të shoqëruar nga një prift orthodoks duke kaluar nëpër qytetin e Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Foto 9: 1940-1941: Robër italianë të luftës, shoqëruar nga ushtarët grekë pas betejës së Këlcyrës në territoret e pushtuara shqiptare. Marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

E FUNDIT/ Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve, ja shteti ku do dërgohen

E FUNDIT/ Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve, ja shteti ku do dërgohen

Publikuar më 14.04.2022
Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëv...

Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Ruanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike. Sekretari i Brendshëm […]

Lexo më shumë

Është konfiskuar jahti më i madh në botë që i përkiste motrës së oligarkut rus Usmanov

Është konfiskuar jahti më i madh në botë që i përkiste motrës së oligarkut rus Usmanov

Publikuar më 14.04.2022
Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në b...

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë që i përket motrës së oligarkut rus Alisher Usmanov dhe Gulbakor Ismailova. Varka luksoze “Dilbar” është sekuestruar nga autoritetet e Hamburgut, bëjnë të ditur mediat gjermane. Jahti rus Usmanov mund të strehojë 24 persona dhe ka, ndër të tjera, një pishinë 80 metra dhe dy […]

Lexo më shumë

Gjermani/ Grupi i personave që kundërshtojnë procesin e vaksinave planifikojnë të rrëmbejnë ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach

Gjermani/ Grupi i personave që kundërshtojnë procesin e vaksinave planifikojnë të rrëmbejnë ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach

Publikuar më 14.04.2022
Një grup personash të cilët janë edhe kundërshtar të procesi...

Një grup personash të cilët janë edhe kundërshtar të procesit të vaksinimit kanë komplotuar për rrëmbimin e Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe të kryejnë rrëmuja të cilat synojnë përmbysjen e demokracisë, sipas gazetës gjermane Bild. Por autoritetet gjermane vepruan në kohë dhe në mënyrë efektive, duke kapur rrëmbyesit e mundshëm të 59- vjeçarit […]

Lexo më shumë

SHOKUESE / Ushtari rus telefonon gruan, ajo “i jep leje”: Përdhuno ukrainaset, por të paktën përdor mbrojtje

SHOKUESE / Ushtari rus telefonon gruan, ajo “i jep leje”: Përdhuno ukrainaset, por të paktën përdor mbrojtje

Publikuar më 13.04.2022
Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjer...

Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjerëzore që po kryejnë ushtarët rusë në Ukrainë. Sipas transkriptit të bisedës, një ushtar rus që ndodhet në Ukrainë ka telefonuar gruan e tij, teksa kjo e fundit i ka sugjeruar të përdhunojë gra ukrainase por duke përdorur mbrojtje. Gruaja: Po mirë, bëje. Përdhuno gratë ukrainase […]

Lexo më shumë

E tmerrshme në Shangai/ Video, qytetarët rrëmbehen nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në kampe karantine

E tmerrshme në Shangai/ Video, qytetarët rrëmbehen nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në kampe karantine

Publikuar më 13.04.2022
Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai, qyteti me 25 milionë...

Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai, qyteti me 25 milionë banorë që tani i ngjan një fortese të pafundme, me autoritetet lokale që përdorin çdo mjet për të penguar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Videoja e fundit, e cila është vërtet tronditëse, por tregon edhe shkeljen e të drejtave elementare të njeriut, tregon […]

Lexo më shumë

Kaos në New York, njerëz të gjakosur përtokë lëshojnë ‘thirrje dëshpëruese’ për ndihmë

Kaos në New York, njerëz të gjakosur përtokë lëshojnë ‘thirrje dëshpëruese’ për ndihmë

Publikuar më 12.04.2022
Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur ...

Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se ka edhe viktima. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym. […]

Lexo më shumë

Fëmijët ukrainas u dogjën të gjallë në dhomën “furrë”, Rusia vepron si Gjermania me hebrenjtë

Fëmijët ukrainas u dogjën të gjallë në dhomën “furrë”, Rusia vepron si Gjermania me hebrenjtë

Publikuar më 08.04.2022
Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e m...

Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e madhe. Mediat e huaja shkruajnë se në fshatin Husarivka të Kharkivit, është ngritur një dhomë torture, në të cilat, digjen për së gjalli gra e fëmijë. Kjo është raportuar nga policia ukrainase nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Pasi ukrainasit rimorën kontrollin e […]

Lexo më shumë

Trupat ruse morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin, i mbajtën në bodrum dhe i detyruan të flinin mes kufomave

Trupat ruse morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin, i mbajtën në bodrum dhe i detyruan të flinin mes kufomave

Publikuar më 08.04.2022
Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe ...

Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe i kanë mbajtur për 4-javë të mbyllur në një bodrum të ngushtë, ku gjendeshin kufomat e 12 personave. Yahidne, 80 milje në verilindje të Kievit dhe pak jashtë qytetit të dikurshëm të rrethuar të Chernihiv, u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës. Ushtarët […]

Lexo më shumë