Foto nudo e Sias në shitje? Këngëtarja e publikon vetë: Mos harxhoni! (FOTO)

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Këngëtarja australiane Sia Furler ka reaguar në mënyrën më të brilante ndaj një tentative në internet për të shitur fotot e saj nudo. “Dikush mesa duket po përpiqet tu shesë fotot e mia nudo fansave. Kursejini paratë, këtu e gjeni falas. Everyday is Christmas!” shkroi këngëtarja në një postim në rrjetin social “Twitter”.

Sia njihet si një ndër këngëtaret që është përpjekur më shumë të ruajë privatësinë. Më 17 nëntor ajo pritet të publikojë albumin e saj të ri “Everyday is Christmas”, titullin e të cilit e përmend edhe në postimin e saj. /tvklan.al