Foto nga spektakli i hapjes së ceremonisë të Botërorit “Rusia 2018”

Foto 1 nga 6 Pas Para

U mbajt ceremonia madhështore në stadiumin kombëtar rus “Luzhniku” të Moskës. Këngëtari anglez Robi Uliams, sopranoja ruse Aida Garifullina, “fenomeni” Ronaldo ishin disa nga “VIP”-at që ishin të pranishëm në Ceremoninë Hapësë. Ish-lojtari i Spanjës, Iker Kazijas dhe modelja Natalia Vodianova prezantuan trofeun e Kupës së Botës. Topi zyrtar i ndeshjes u soll në fushë nga modelja Viktoria Lopyereva. Ky top ishte dërguar në hapësirë gjatë këtij viti, duke shpenzuar disa kohë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe u kthye sërish në Rusi, më 3 qershor, nënvizon TPZ.

Një fjalim u mbajt nga presidenti rus Vladimir Putin, Gjithashtu, fjalim ka mbajtur edhe presidenti i FIFA-s Xhani Infantino. Të pranishëm ishin edhe liderë politikë nga shtete si Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Koreja e Veriut, Kazakistani, Kirgizstani, Libani, Moldavia, Paraguai, Panamaja, Ruanda, Arabia Saudite, Taxhikstani, Uzbekistani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet