
Djali 19-vjeçar, i një biznesmeni të njohur grek ka aksidentuar për vdekje një 25-vjeçar shqiptar.
Aksidenti automobilistik ndodhi në Ekali, ku 19-vjeçari po drejtonte një automjet të tipit “Mercedesi” kur përplasi motorin e 25-vjeçarit nga Shqipëria. I riu u arrestua në Autophoros dhe mediat greke shkruajnë se ai mori përgjegjësinë e plotë për aksidentin.
Gjithashtu shkruhet se ekspertiza pritet të përfundojë, në mënyrë që të mbyllet çështja, pasi hetimi është ndërmarrë nga Policia Rrugore e Kifissia, e cila po shikon me vëmendje të veçantë rrethanat e sakta nën të cilat ndodhi aksidenti, në kryqëzimin e Rrugës Theseos me Rrugën Paschalias, në Ekali.
Mësohet se djali i miliarderit po kthehej nga një palestër, ndërsa 25-vjeçari, ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpinë e tij. Shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, apo djalit të miliarderit grek, por mediat greke shkruajnë se familja e shqiptarit ka kërkuar zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën djalit të tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply