Foshnja 2 muajshe u mbyt nga airbag-u në aksident, prindërit shqiptarë në akuzë për vrasje

Një aksident i rëndë u regjistrua tre ditë më parë në Piza të Italisë, ku një familje shqiptare, e cila po udhëtonte me një automjet të tipit “Fiat” 500, u përplas me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën foshnja 2 muajsh i familjes shqiptare, i cili ishte vendosur bashkë me karrocën në vendin e pasagjerit, krah shoferit (të atit).

Mediat italiane shkruajtën se foshnja humbi jetën rrugës për në spital, pasi hapja e airbag-ut, i shkaktoi atij trauma të mëdha në kokë dhe gjoks.

Sipas rindërtimit paraprak të aksidentit, babai ishte duke drejtuar mjetin, ndërsa nëna dhe vëllai më i madh ishin në vendet e pasme. Makina e familjes, me origjinë shqiptare por për disa vite banuese në San Giuliano Terme, në provincën e Pizës, kishte mbërritur në kryqëzimin përmes Manghi, një rrugë me katër korsi, ku u përplasën me 2 makina të tjera.

Mediat italiane shkruajnë se disa orë pas vdekjes së foshnjës 2 muajsh, prindërit janë vënë nën hetim për akuzën për vrasje. Akuza paraprake e kontestuar nga prokurori zëvendësues Giancarlo Dominijanni, është ajo e vrasjes së thjeshtë, por nuk mund të përjashtohet që, gjatë hetimeve, mund të ndryshohet në vrasje.

Ende nuk dihet identiteti i anëtarëve të familjes shqiptare, por ditën e aksidentit u tha se ata kishin pësuar goditje të rëndë psikologjike, kjo për shkak të humbjes së fëmijës së tyre të vogël.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet