Forumi Friends of Europe mban një minutë heshtje në respekt të viktimave të tërmetit (Video)

Sot u bënë plot 8 ditë nga tragjedia, ku si pasojë e tërmetit të fuqishëm 6.3 ballë humbën jetën 51 persona dhe 913 të tjerë mbetën të lënduar.

Solidarizimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk është kursyer nga asnjë vend i Europes, por jo vetëm. Përveç ndihmave me trupa të specializuara, ekipe verifikimi apo ai financiar, nuk ka munguar edhe respekti ndaj personave që humbën jetën.

Këtë herë ishte Forumi Friends of Europe, i cili po zhvillohet në Bruksel, ka mbajtur një minutë heshtje në respekt të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Siç shihet në videon e mëposhtme e bërë publike në rrjetin social “Facebook” nga Mariglen Kume, të pranishmit në sallë janë ngritur në këmbë në respekt të personave që humbën jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet