Formula 1 do t’i largojë vajzat e pistës (FOTO)

Tradita e vajzave bukuroshe të cilat shoqërojnë pilotët e Formula 1 në pistën e garave nuk do të vazhdojë më.

Kjo gjë do të ndodhë jo vetëm para garës, por edhe në momentin që pilotët ngjiten në podium dhe vajzat seksi shoqërojnë pilotët, që shpesh i lagin ato me shampanjë pas fitores.

Një deklaratë e lëshuar nga Formula 1 të mërkurën shprehet: “Formula 1 do t’i japë fund praktikës së gjatë të përdorimit të vajzave, duke filluar me fillimin e sezonit të Kampionatit Botëror të Formula 1, 2018 FIA.

Këto ndryshime janë të vlefshme edhe për seritë e tjera të motosporteve që zhvillohen gjatë Grand Prix-eve të fundjavës.

“Ndërkohë që praktika e punësimit të vajzave të rrjetit ka qenë një element kryesor i Formula 1 Grands Prix për dekada, ne e ndjejmë se kjo traditë nuk i përgjigjet vlerave tona të markave dhe është në kundërshtim me normat moderne shoqërore të përshtatshme për Formula 1 dhe tifozët e saj, të vjetër dhe të ri, në të gjithë botën “.

Ja dhe kalendari I Fomula 1 për vitin 2018

Të tjera

Abissnet