
Pa nisjes së grevës së kontrollorëve të AlbControl, para zyrave të kësaj të fundit, kanë “zbarkuar” Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria. Mësohet se Policia e Shtetit ka dërguar pasditen e sotme dy grupe të FNSH-së dhe në patrullim është edhe policia ushtarake.
Raportohet se efektivë të policisë dhe ushtrisë janë dërguar për efekt sigurie, pasi AlbControl është institucion i sigurisë së lartë. Ditën e sotme rreth 65 kontrollorë të AlbControl u nisën një greve dhe për pasojë u pezullua edhe puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroport.
Nga situata e krijuar u anuluan 13 fluturime që ishin parashikuara për ditën e sotme.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u takua me kontrollorët e trafikut ajror, por biseda zgjati vetëm pak minuta dhe pjesëmarrësit dolën të irrituar duke mos arritur asnjë dakordësi.
Punonjësit e AlbControl thanë se nuk do të rikthehen në punë nëse nuk plotësohen kërkesat për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply