×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fluks në urgjencën e infektivit, Kalo: Nuk e përballojmë dot

Dyndje vizitash në pavijonin e Infektivit në QSUT. Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Mungon koordinimi, nuk përballojmë situatat që shoqërohen me konflikte dhe debate. Duhet të evitohen incidentet

Enida Vërça

Mjeku infeksionit Tritan Kalo në një konferencë për mediat tregon situatën në të cilën ndodhet urgjenca e Spitalit “Nën Tereza”. Ai bën me dije se ka pasur një dyfishim të numrit të pacienteve krahasuar me një vit më parë, duke bërë që në shumë raste të jetë e pamundur për t’u përballuar nga ky staf mjekësor. Kalo thotë se pacientët nuk duhet të drejtohen direkt e në urgjencë, por të informohen për të shmangur radhë si dhe acarimin e marrëdhënieve mes tyre dhe stafit i cili i shërben. “Mbingarkesa sjell acarim të marrëdhënieve pacient-personel. Pjesa më e madhe është se të gjithë adresohen në QSUT pa kaluar në një vizitë tek mjeku i familjes, duke shmangur për të dhënë ndihëm atyre që kanë vërtetë urgjenca. Duhet të bëjmë kujdes. Në qendrat e urgjencës duhet të vijnë vetëm ata që nuk mund të merren përsipër nga këto qendra. Një fluks i tillë kërkon dy-trefishin e këtij stafi që kemi ne. Askush nuk pret. Duhet të evitohen incidentet. Fluksi krijon mundësinë e incidenteve. Ky shqetësim është akoma më i madh te pediatria e fëmijëve”, tha Kalo në këtë konferencë për mediat ditën e djeshme.

Mungesa e shtretërve

Një tjetër shqetësim të cilin ngriti mjeku infeksionit ishte edhe mos përballimi i pacienteve për shkak të mungesës së kapaciteteve , si pasojë e disa mungesave. “Problemi kryesor është shfrytëzimi tej kapaciteteve të spitalit, i shtretërve që kemi, pavarësisht zgjerimit”, tha ai. Referuar edhe raportit të fundit nga Eurostat, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave pak ditë më parë, përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në Evropë. E gjithë kjo situatë, duket se reflektohet në çdo pavijon, qoftë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, po ashtu edhe në spitalet e tjera publike në rrethe, ku gjendja është edhe më kritike.

Personeli

Në këtë konferencë për mediat, mjeku infeksionit Tritan Kalo u ndal edhe te personeli mjekësor dhe mjekët ndihmës. Ai tha se pavarësisht dëshirës së mirë për t’u shërbyer pacientëve, numri i lartë i tyre e bën të pamundur përballimin e tyre. Bëhen mesatarisht 200 vizita çdo ditë, duke bërë që mjekët të mos përballojnë dot fluksin, kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së stafit mjekësor pranë këtij spitali. “Kemi një shtim të tejskajshëm fluksit të urgjencave në spitalin infektiv. Vetëm në 6-7 ditë ka pasur një fluks ardhjesh prej 200 personash. Një mesatare dy herë më e lartë se viti që kaloi dhe problemi kryesor është shfrytëzimi tej kapaciteteve i spitalit dhe i shtretërve që kemi por dhe personelit mjek, ndihmës dhe infermierë”, tha Kalo. Referuar të dhënave të fundit nga viti 2013 deri në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Vala e emigracionit të personelit shëndetësor, që ka prekur prej vitesh Shqipërinë, rrezikon të përforcohet edhe më tej, për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. Vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut, në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë dhe janë diplomuar mbi 250 nga Fakulteti i Mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bënë më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialistë ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht.

Vizitat rekord

Numri i të shtruarve në spitale arriti rekord në 2018, ku u shtruan gjithsej 279 mijë persona në spitalet publike, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në treguesit e shëndetit publik. Ky është niveli më i lartë i të shtruarve që raportohet që nga 2014-a, kur INSTAT publikon shifrat. Në raport me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale u rrit me 2.2%. në të njëjtën linjë është rritur dhe ditë qëndrimi në spital nga 5.4 në 5.5 ditë. Sipas INSTAT, Në vitin 2018, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 8.219.771, mesatarisht 3 kontakte për person në vit. Ky numër shënon një rritje prej 3,5 % krahasuar me numrin e vizitave gjatë vitit 2017. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,5 ditë gjatë vitit 2018, nga 5,4 ditë që ishin në vitin 2017. Ndërhyrjet kirurgjikale në spitalet publike gjatë vitit 2018 janë 64.929 duke shënuar një rritje prej 13,0 %, krahasuar me vitin 2017.

Virozat e stinës shtojnë fluksin në spitalin e Lezhës

Virozat e stinës dhe problemet që shkaktohen nga temperaturat e larta ka bërë që edhe spitali i Lezhës të përballet me fluks pacientësh sidomos gjatë muajve të verës. Sipas Mjekut pediatër Bardhok Gjoka urgjenca e fëmijëve ka përballuar një fluks deri në 100 vizita në ditë me vetëm 12 shtretër. “Situata gjatë periudhës gusht në pediatrinë e spitalit rajonal Lezhë ka qenë shumë e ngarkuar. Mesatarisht janë bërë 60-70 vizita por numri ka shkuar edhe në 100 vizita. Përgjithësisht temperaturat e larta, shtimi i popullatës nga ardhja e emigrantëve por edhe shtimi i turistëve në plazhet e Tales dhe Shëngjinit ka bërë që fluksi të rritet”, shprehet mjeku. Me fluks të lartë pacientësh është përballur edhe urgjenca. Mjeku infeksionit Martin Marku thekson se duhet të shtohen shtretërit, pasi në krahasim me numrin e lartë të qytetarëve që kërkojnë shërbim, kapaciteti i tyre është shumë i ulët dhe kjo ka bërë që situata të përballohet me vështirësi. Me kapacitetin që ka urgjenca e Lezhës mund ta them me bindje të plotë se është tejmbushur. Duhet të ketë një kapacitet më të lartë shtretërish dhe duhet të bëhet një rimodelim i urgjencës në spitalin e Lezhës sidomos në periudhën e Lezhës është e tejmbushur. Mjekët roje janë tepër të stresuar pasi e kanë tepër të vështirë përballjen me fluksin e njerëzve pasi nuk kanë ku ti vendosin”, thotë mjeku.

Çerdhet e kopshtet, asnjë fëmijë nuk pranohet pa vaksinën e fruthit

Situata e fruthit në Shqipëri duket të jetë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fillimin e këtij viti ku u shënuan qindra fëmijë të prekur. Por ekspertë të Institutit të Shëndetit publik shprehin shqetësim me uljen e mbulesës vaksinale kryesisht në Tiranë pasi shumë prindër të cilët refuzojnë vaksinimin e fëmijës pa marrë në konsideratë riskun që merr përsipër nëse fëmija preket nga fruthi që në mos humbje jete, i shkakton verbëri apo shurdhëri. “Kaq qytete që kemi, 0 raste. Është reduktuar numri në mënyrë drastike, por duhet rritur mbulesa vaksinale në Tiranë”, thotë Silva Bino. Për të rritur mbulesën vaksinale , autoritetet shëndetësore deklarojnë se do të jetë strikt me drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të cilët nuk duhet të pranojnë asnjë fëmijë nëse nuk kanë dorëzuar kartelën e vaksinave . “Asnjë fëmijë nuk do të pranohet këtë vit nëse nuk bën të gjithë kalendarin e vaksinimit pasi jo vetëm mbron veten, por edhe fëmijët të cilët për arsye shëndetësore nuk mund ta bëjnë vaksinën’, thotë Bino. Bino shpjegon se ky proces do të monitorohet në mënyrë rigoroze dhe për drejtuesit që shkelin ligjin do të ndëshkohen me gjobë. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive u tërheq vëmendjen edhe institucioneve private të cilët sipas saj një vit më parë nuk e kanë respektuar këtë ligj.

 

 

 

 

 

 

 

Nis shpërndarja e teksteve shkollore për vitin e ri mësimor

Shpërndarja e librave për sezonin e ri shkollor ka filluar ditën e djeshme dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës. Vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, dhe janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe me anë të një video-mesazhi të publikuar në profilin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar mbi nisjen e shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. “Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas. Vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë. Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave në bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve”, shkruan Shahini. Sipas ministres Shahini, nisma është filluar që vjet dhe janë shpenzuar 600 milion lekë për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë, të cilët përfitojnë librat falas. “Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas. Kështu që, ju mirëpresim nëpër shkolla dhe shumë suksese për vitin e ri shkollor!”, shkruan ministrja e Arsimit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Studimi: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Studimi: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Publikuar më 23.10.2020
Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të...

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19. Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i […]

Lexo më shumë

Është Covid, grip apo ndonjë virozë stine!? Kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon si ta bëjmë dallimin mes tyre (Tabela)

Është Covid, grip apo ndonjë virozë stine!? Kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon si ta bëjmë dallimin mes tyre (Tabela)

Publikuar më 02.10.2020
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Urgj...

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj na ka treguar se si të bëjmë dallimin me virusit vdekjeprurës COVID-19, virozave stinore apo gripit. Me anë të një tabele Brataj ka bërë dallimin mes rrufës dhe gripit, ndërsa në vazhdim premton se do të bëjë gati edhe dallimet mes COVID-it […]

Lexo më shumë

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Publikuar më 21.09.2020
Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike ...

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë nga më të çuditshmet, herë teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët […]

Lexo më shumë

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

Publikuar më 20.09.2020
Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me k...

Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me koronavirus, pas rasteve të shumta të zbuluara, sidomos në fillim të pandemisë, ndërsa edhe të tjera personalitete zbuluan se mund të ketë një valë të dytë të Covid-19. Ndoshta nuk duhet të presim ndonjë mrekulli për të ulur rrezikun që paraqet Covid, por “ilaçi” është […]

Lexo më shumë

“Kam parë luanë dhe majmunë në shtëpi”, zbulohen shenjat e koronavirusit në trurin e njeriut

“Kam parë luanë dhe majmunë në shtëpi”, zbulohen shenjat e koronavirusit në trurin e njeriut

Publikuar më 17.09.2020
Disa persona që infektohen me koronavirus kanë treguar shenj...

Disa persona që infektohen me koronavirus kanë treguar shenjat që shfaq sëmundja tek truri. Shkencëtarët janë të shqetësuar dhe po punojnë për të kuptuar arsyen. Një grua rreth 50 vjeçe betohej se kishte parë luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Ajo bëhej çdo ditë më e çorientuar dhe agresive ndaj të tjerëve dhe ishte […]

Lexo më shumë

“Jemi ende në fillim të pandemisë”, OBSH reagon për situatën serioze të COVID-19

“Jemi ende në fillim të pandemisë”, OBSH reagon për situatën serioze të COVID-19

Publikuar më 16.09.2020
Deri tani, pandemia e COVID-19 ka marrë të paktën jetën e 93...

Deri tani, pandemia e COVID-19 ka marrë të paktën jetën e 933,280 njerëzve në të gjithë botën dhe që nga fundi i dhjetorit dhe pothuajse janë diagnostikuar 29.5 milionë raste të infeksioneve. Shtetet e Bashkuara janë vendet që kanë pësuar më së shumti dëme nga koronavirusi, me 195,765 vdekje dhe që nga Brazili përsa i […]

Lexo më shumë

Prek fëmijët që kalojën koronavirusin, kjo sëmundje misterioze është më e rrezikshme nga se mendonim

Prek fëmijët që kalojën koronavirusin, kjo sëmundje misterioze është më e rrezikshme nga se mendonim

Publikuar më 14.09.2020
Pas infektimit me koronavirus dhe fitimit të betejës me viru...

Pas infektimit me koronavirus dhe fitimit të betejës me virusin, trupit i duhet kohë për të pushuar, për të rifituar forcën dhe shëndetin e tij. Fatkeqësisht, për disa fëmijë, kjo nuk ndodh. Qindra fëmijë në planet janë diagnostikuar me një sëmundje misterioze, të re të quajtur sindroma inflamatore multi-sistem te fëmijët (MIS-C ose, siç e […]

Lexo më shumë

COVID-19 në botë/ OBSH raporton rekord infeksonesh, në 24 orët e fundit

COVID-19 në botë/ OBSH raporton rekord infeksonesh, në 24 orët e fundit

Publikuar më 14.09.2020
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar një...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar një rritje rekord një-ditore të numrit të infeksioneve të reja me koronavirus. OBSH ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë botë janë regjistruar 307.930 të infektuar. Po ashtu OBSH ka bërë të ditur se së fundmi në rang global janë regjistruar më […]

Lexo më shumë