Floriana Garo zgjedh emrin domethënës për vajzën që do vijë në jetë

Moderatorja Floriana Garo, e cila është në fazën më të bukur të jetës, pasi po shijon shtatzëninë e saj, ka ndarë me publikun disa detaje mbi fëmijën e parë. Në një intervistë për “Energy Radio”, Floriana zbuloi se për vajzën e saj që pritet të vijë në jetë ka zgjedhur një emër jo tamam shqiptar që e ka gjetur në internet.
“Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethënie, e vendosëm”, u shpreh Floriana. Po ashtu moderatorja shqiptare tha se ende nuk e ka bërë gati dhomën e vajzës.
“Me thënë të drejtën dhomën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”, tha ajo.

Të tjera

VERTIGO

Gazetarja dhe kritikja e artit Elsa Demo bën një rrugëtim në skenën e re të ArTurbinës duke e krahasuar me…

Abissnet