Florian Garo zbulon gjininë e bebes dhe surprizën që mori nga vjehrra

Publikuar më 31. 10. 2017 nga Xhensila Demollaj

Moderatorja Floriana Garo ka zbuluar për emisionin ‘Wake Up’ një nga sekretet e saj më të ëmbla.

Ajo ka treguar gjininë e bebes së saj. Floriana tregoi sot në ‘Wake Up’ se së shpejti do të bëhet mamaja e një vajze. Ajo u shpreh se së shpejti do të kryej edhe ceremoninë e fejesës, për të kaluar më pas në celebrimin në martesë.

Përveç këtij lajmi, Florianës i është bërë nga emisioni një surprizë, një përshëndetje të drejtpërdrejtë nga linja e telefonit nga vjehrra e saj, Lumturie Ratkoceri.

“E dashur po bëhen 2 vjet që jemi takuar, të falenderoj për gëzimin e lumturinë që solle në familjen tonë. Për ngrohtësinë dhe dashurinë që i jep tim biri”, u shpreh Lumturie Ratkoceri.