“Flokët e rëna nuk ju shëmtojnë”, ja si duket nusja tullace në dasmën e saj (FOTO)

Publikuar më 17. 06. 2017 nga Elidona Syla

Një nuse që nisi të humbasë flokët nga sëmundja alopeciame, i bëri zero ato ditën e dasmës dhe shijoi qëndrimin pranë të ftuarve me fustanin e saj të bukur.

Kylie Bamberger, nga Oak Park i Kalifornisë, u diagnostikua me sëmundjen e saj kur ishte 12 vjeç. “Daily Mail” shkruan se është një çrregullimi limfocitet e prodhuara kundër substancave natyrale të pranishme në trup.

Kjo gjendje prek 6.8 milionë amerikanë, duke shkaktuar te njerëzit humbje të flokëve. Në të kaluarën, Bamberger, i cila tani është 27 vjeçe, përdorte paruket për të fshehur këtë detaj.

Por ajo nuk ndihej rehat me të, e si pasojë vendosi që të mos i përdorte më. Kjo ndodhi edhe në ditën e saj më të bukur, ajo u shfaq pa flokë para të ftuarve dhe dukej e mrekullueshme.

E. S/Shekulli Online/