Flini me make up? Ky është rreziku që i kanoset lëkurës tuaj

Keni pasur një ditë të lodhshme, dhe nuk keni më energji të hiqni as make up-in nga fytyra? Ky është gabimi më i madh që bën çdo femër në fund të ditës. Por pasi të lexoni pasojat që sjell mos heqja e make up-it, do e ndryshoni menjëherë këtë stil jete.

Dëmi i parë që i shkaktoni lëkurës është mos ajrimi. Duke mos hequr make up-in nga lëkura ju nuk i jepni mundësinë lëkurës tuaj të rigjenerohet sepse të gjitha poret e saj janë të zëna nga produktet kozmetike.

Duke mos hequr make up-in nga lëkura ju i shkaktoni lëkurës tuaj zhvillimin e tepërt të puçrrave në pjesën e faqeve dhe mjekrës.

Kështu që hiqeni tualetin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar. Por ka edhe më keq se kaq, të fjeturit me tualet në fytyrë ju shkakton plakje të shpejt lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Libri që jeton

Natasha Lako Nuk e di përse, para se të flas për Panairin e sivjetmë të librit, veçoj menjëherë nga shkrimtarët…

Abissnet