Fletët e votimit mbushen në tavolinë/ Agron Duka publikon videon: Të veprohet sa më parë

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video ku bashkangjitur shkruan se duken komisionerët teksa mbushin votat gjatë procesit të numërimit në “Urën Vajgurore”, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Më tej Duka thotë se “këto pamje nuk mund të përkojnë me ato të një vendi në pritje të çeljes së negociatave me BE-në”, ndërsa i bën thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë.

Reagimi i plotë dhe video në fund të lajmit:

E dinim që 30 qershori do të mbetej një ditë e mbuluar nga turpi; megjithatë pamjet e fletave të votimit që mbushen në tavolinën e numërimit ngjallin neveri dhe ilustrojnë dekadencën morale të kleptomanëve që vjedhin edhe kur nuk iu nevojitet. Këto pamje nuk mund të përkojnë me ato të një vendi në pritje të çeljes së negociatave me BE-në, prandaj kriza politike do të marrë fund dhe negociatat do të hapen vetëm kur këto krime elektorale, bashkë me ato të dosjeve 339 dhe 184, do të ndëshkohen. Prokuroria dhe institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë sa më parë, në këtë mënyrë do të sigurohet zgjidhja e krizës politike dhe vijimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet