“Fletë – arreste për liderët e Kosovës”, reagon Pacolli

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratën e Daçiç. Ky i fundit tha se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e Interpolit, për shkak se liderët politikë kosovarë kanë fletë-arreste nga Serbia.

Deklarata:

E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës. Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.

Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.  Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.

Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet