×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Flet vëllai i spikeres që vodhi 200 mln lekë: Mbajta vetëm 30 mijë për babain e sëmurë

Një nga autorët e vjedhjes së 200 mln lekë të një biznesmeni ishte vëllai i spikeres së “Zjarr Tv”, Greta Hoxhaj. Dy autorët e ngjarjes, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, u zbuluan nga targat e makinës që përdorën për t’u larguar pas vjedhjes së shumës së madhe të parave.

Vëllai i spikeres në dëshminë e tij ka treguar se në fakt ata të dy janë dorëzuar vetë në polici me paratë, pasi kontaktuan me një avokat. Donald Hoxha ka rrëfyer se ai ka marrë vetëm 30 mijë lekë të reja për të blerë ilaçet e babait të tij, që është i sëmurë i shtruar në spital.

“Në 22 maj kam qenë bashkë me Gentian Kanen me mjetin e motrës së tij në Yzberisht dhe deshëm që të blinim peshk aty në lagje ku banoj unë. Ne kemi shkuar te dyqani i peshkut dhe pasi kemi porositur dhe paguar peshkun, menduam të dalim nga Kristali për xhiro. Në momentin që kemi qenë tek qendra Kristal kemi parë një person që ndaloi aty me mjetin Rang Rover para hyrjes dhe bashkë me një grua kanë hyrë brenda. Unë kam parë që automjeti që u ndalua nuk iu përplasën pasqyrat, pasi si rregull, mjeti kur mbyllet i palosen edhe pasqyrat.

Pasi u siguruam që mjeti nuk ishte i siguruar me çelës, na shtyu kureshtja që të shikonim se çfarë kishte brenda. Unë zbrita për të mbajtur personat në vëzhgim, ndërsa Gentiani bëri një xhiro me makinë pasi aty nuk kishte parkim. Ai parkoi makinën ka ardhur tek Range Roveri. Në këtë moment unë kam hyrë në qendrën Kristal për të parë drejtuesin e mjetit, ndërsa nuk kam parë më se çfarë veprimesh ka bërë Gentiani. Kam dalë nga qendra Kristal, kam parë që Gentiani nuk ishte dhe e mora në telefon dhe më tha që kishte marrë një çantë në brendësi të Range Roverit dhe me tha se do të nisej për Fier.

Unë shkova të merrja peshkun që kishim porositur dhe ika në shtëpi. Të nesërmen Gentiani erdhi dhe më mori në telefon dhe kemi ikur bashkë në Fier pasi kam babain të shtruar në spital. Gjatë rrugës më shpjegoi me detaje se sa ishte shuma e madhe e parave që kishte gjetur në çantë. Menjëherë jam trembur dhe kemi menduar se si do të dilnim nga kjo situatë. Kemi kontaktuar me një avokat në Tiranë dhe i kemi thënë se kemi vjedhur disa sende dhe duam t’i dorëzojmë. Ai na tha qe ndodhej në Lezhë dhe se të nesërmen do të merremi me këtë problem.

Kam shkuar në spital për të parë babain, dhe nuk kisha asnjë lekë me vete, dhe për këtë arsye kam hequr 30 mijë lekë nga çanta dhe kam paguar ilaçet. Kemi gjetur një avokate në Fier, më ka telefonuar policia dhe na thanë që të paraqitemi në Komisariatin nr. 2. Pasi mbylla telefonatën, avokatja mori numrin e policisë dhe u tha për dorëzimin. Ajo u kërkoi që të vinin në Fier pasi nuk mund të lëviznin dot me një shumë kaq të madhe parash me vete. Pasi erdhi Policia e Tiranës në Fier, kemi dorëzuar paratë dhe na kanë shoqëruar për në Tiranë. Në momentin që Gentiani më ka thënë se në çantë ka para i kam kërkuar që t’i dorëzojmë”, ka treguar Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Akuzohet për vrasje, gjobëvënie e pastrim parash, kush është Behar Bajri që OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Akuzohet për vrasje, gjobëvënie e pastrim parash, kush është Behar Bajri që OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Publikuar më 08.07.2020
Një ndër personat e radhës që kanë rënë nën rrjetën e Operac...

Një ndër personat e radhës që kanë rënë nën rrjetën e Operacionit Forca e Ligjit dhe duhet të deklarojë pasurinë është Behar Bajri (Brajoviç). Ky i fundit ka vetëm disa ditë që ka lënë qelinë, ndërsa është cilësuar si një prej anëtarëve të grupit “Bajri”, që dyshohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale, […]

Lexo më shumë

Akuzohej për vrasjen e ish-policit, prokuroria pushon çështjen për “të fortin” e Myslym Shyrit

Akuzohej për vrasjen e ish-policit, prokuroria pushon çështjen për “të fortin” e Myslym Shyrit

Publikuar më 08.07.2020
Prokuroria pushon çështjen penale për Gjergj Cukalin, “të fo...

Prokuroria pushon çështjen penale për Gjergj Cukalin, “të fortin e Myslym Shyrit”, i cili dyshohej si autor i vrasjes së ish-policit Arben Bilali në janar të vitit të shkuar. Apeli e liroi Cukalin pasi e konsideroi të papërdorshme analizën e ADN, ndërkohë që Cukali kishte qëndruar në burg për disa muaj. Organi i akuzës nuk […]

Lexo më shumë

Tenton të shmangë aksidentin/ Makina bëhet copë, del nga rruga dhe përplaset me bordurat e hekurit (FOTO)

Tenton të shmangë aksidentin/ Makina bëhet copë, del nga rruga dhe përplaset me bordurat e hekurit (FOTO)

Publikuar më 08.07.2020
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin ...

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një makinë tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa bordura hekuri të vendosura anash. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Aleksandër Goga”, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Automjeti tip Wolkwagen ‘Golf’ ka tentuar të shmang […]

Lexo më shumë

Kërkoi 4 mijë euro për të mos i arrestuar djalin, vihet në pranga Nënkomisari i Policisë teksa merr ryshfetin (EMRI)

Kërkoi 4 mijë euro për të mos i arrestuar djalin, vihet në pranga Nënkomisari i Policisë teksa merr ryshfetin (EMRI)

Publikuar më 08.07.2020
SPAK dhe SHÇBA, arrestuan në flagrancë 1 punonjës policie me...

SPAK dhe SHÇBA, arrestuan në flagrancë 1 punonjës policie me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion. Policia ka vënë në pranga efektivin Ilir Dizdari, pasi dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”. Gjatë ushtrimit të detyrës, efektivi […]

Lexo më shumë

Mijëra paund me vete, kapet i riu në Rinas, ja ku i kishte fshehur

Mijëra paund me vete, kapet i riu në Rinas, ja ku i kishte fshehur

Publikuar më 08.07.2020
Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi nga kontrol...

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi nga kontrollet e Policisë Kufitare në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. […]

Lexo më shumë

“Më kanë harruar në burg”, flet nga qelia Kreshnik Tusha i arrestuar për 2 vrasjet në Laç: S’di ç’po ndodh, a e arrestuan autorin

“Më kanë harruar në burg”, flet nga qelia Kreshnik Tusha i arrestuar për 2 vrasjet në Laç: S’di ç’po ndodh, a e arrestuan autorin

Publikuar më 07.07.2020
Disa ditë më parë u arrestua në një klinikë private, në Tira...

Disa ditë më parë u arrestua në një klinikë private, në Tiranë, Eduart Lamaj, i cili pranoi se është personi që shfaqet në pamjet e marra në kamerat sigurie, teksa hyn i armatosur dhe qëllon për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin Kamerat e sekuestruara nga policia tregojnë se pas atentatit, Lamaj nxirret i plagosur […]

Lexo më shumë

COVID-19/ Arrestohen dy turq në Rinas, nuk duhet të hynin në Shqipëri (DETAJE)

COVID-19/ Arrestohen dy turq në Rinas, nuk duhet të hynin në Shqipëri (DETAJE)

Publikuar më 07.07.2020
Policia e Shtetit ka arrestuar pasditen e sotme në Aeroporti...

Policia e Shtetit ka arrestuar pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit dy shtetas turq të cilët nuk i kishin plotësuar kushtet për shkak të pandemisë së Covid-19 që të hynin në vendin tonë. Bëhet me dije se Policia ka tentuar t’i kthejë mbrapsht dy shtetasit turq, por ata kanë kundërshtuar efektivët e policisë. […]

Lexo më shumë

U fut në det për tu larë, mbytet 60-vjeçarja në plazhin e Durrësit (DETAJE)

U fut në det për tu larë, mbytet 60-vjeçarja në plazhin e Durrësit (DETAJE)

Publikuar më 07.07.2020
Një 60-vjeçare dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në ...

Një 60-vjeçare dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit, në lagjen nr.13. Shtetasja me inicialet F.Zh., 60 vjeçe dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., […]

Lexo më shumë