Flet Thaçi: Gjykatën Speciale nuk e duam, por na e imponuan

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “padrejtësi historike” dhe ka thënë se qeveria e ka pranuar atë pa dëshirë si “çmim për lirinë e saj”. Në një intervistë për Associated Press, pak ditë para shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti ka kritikuar gjykatën me seli në Holandë, duke thënë se e njëjta është e ngjashme me krijimin e ndonjë gjykate që do të gjykonte hebrenjtë që janë përndjekur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore, shkruan Rel.

“Kosova ka luftuar për të mbrojtur ekzistencën e kombit dhe nuk ka sulmuar askënd. Nuk kemi asgjë për të fshehur, ka thënë ai. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie ka thënë sot se gjykata e ka synim sigurimin e drejtësisë për viktimat.