×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Flet sizmologu Shkupi: Rrini të qetë, nuk do të ketë tërmet të fortë për 90 vjet

Rikthehen tërmetet e forta në vend. Sizmologu Dëfrim Shkupi thotë për “Shekulli”-n se janë pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Ai bën me dije se një tërmet i fortë mund të ndodhë pas 90 vjetëve

Enida Vërça

Tërmeti i mbrëmjes që lamë pas në orën 21:17, me magnitudë 4.8 solli sërish panikun e dy muajve më parë. Epiqendra e tij ishte në fshatin Bubq, por lëkundjet e tij u ndjenë në çdo qytet, duke rikthyer edhe njëherë frikën dhe pasigurinë qytetarët. Por çfarë thonë sizmologët për këtë goditje? Dhe sa janë gjasat për një tërmet më të fuqishëm se ai i 26 nëntorit, me magnitudë 6.3?

Sizmologu Dëfrim Shkupi, thotë për “Shekulli”-n se ky tërmet është një post-goditje e atij të 26 nëntorit duke shtuar më tej se lëkundjet do të vazhdojnë. Ai thotë se goditja më e madhe ka kaluar dhe gjasat për një tërmet me përmasat e atij të 26 nëntorit, mund të ndodhin vetëm pas 90 viteve. “Kjo është pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe do vazhdojnë edhe të tjerë. Janë pasojë për lëkundjet për inerci të goditjes së madhe. Po të kujtojmë tërmetin që ndodhi në Aqulia të Italisë, zgjati afro dy vite. Është normale e gjithë kjo situatë. Kryesorja e gjithë kësaj është se e keqja ka kaluar, për hir të vërtetës. Me këtë lloj tërmeti, sipas statistikës të përpiluar nga sizmologu Bexhim Muço, këto lloj tërmete ndodhin njëherë në 90 vjet. Ky tërmet krahasohet me atë të 1926. Ky tërmet mund të përsëritet vetëm pas 90 vitesh. Nuk duhet panik”, thekson ai.

Lëkundjet

Dëfrim thotë se këto tërmete janë të kontrolluara dhe të gjithë ekspertë e fushës ndajnë të njëjtin mendim, se lëkundjet do të ndihen për muaj me radhe e ndoshta vite. “Nga ana profesionale, u them që këto lloj tërmetesh janë në qendër të gjithë stacioneve botërore, pra kontrollohen dhe mendimi është i njëjtë. Pra, shfryrje, lëkundjet do të vazhdojnë. Nuk do të ketë më tërmet me të njëjtën magnitudë. Tërmetet mund të ndodhin në vende të tjera, siç është në Stamboll por nuk ka asnjë ndikim te ne”, bën me dije ai. Sakaq, sqaron se zonat ujore gjithmonë e kanë probabilitetin më të lartë për të ndjerë tërmetin më fortë. “Tërmeti që ndodhi në Durrës, në Tiranë u ndie vetëm gjysma e tij, sepse distanca nga epiqendra e amortizon, po ashtu e amortizojnë edhe formacionet mbi të cilat janë ndërtuar qendrat urbane. Ku ka zona me shkëmbinj të fortë, ulet 1.5 ballë ndikimi i tërmetit. Po qenë formacione, si Këneta e Durrësit apo Thumana, rritet me 1 ballë. Ndaj dhe nuk këshillohen që të bëhen ndërtime në zona që janë mbi formacione gjeologjike shumë të dobëta dhe ujëmbajtje”, nënvizon ai.

Zona Europiane

Tërmetet duket se po përhapen në gjithë Europën. A janë këta ndikim i njëri-tjetrit dhe sa i rrezikuar është vendi ynë nga lëkundjet e shteteve fqinje? Sizmologu thotë se tërmeti i rënë në Turqi apo në Greqi, nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë, duke mos qenë pasojë e njëri-tjetrit pasi janë ndikime nga pllaka të ndryshme. “Litosfera është ndërtuar nga disa pllaka globale të mëdha, siç është Azia, Afrika, Australia, ose pllaka oqeanike e Paqësorit. Por ka edhe pllaka të vogla, siç është pllaka Arabike që ndikon te tërmeti Turqisë. Pllaka e Adrias, p.sh. ndikon te tërmetet tona. Janë përplasje të këtyre pllakave. Konkretisht, Adria futet poshtë truallit Arbëror, duke krijuar përplasje shkëmbore, të cilat krijojnë disa bomba atomike, që shkarkohen”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet në flakë Bashkia e Kamzës, dalin pamjet e para (Video)

Përfshihet në flakë Bashkia e Kamzës, dalin pamjet e para (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Është përfshirë në flakë Bashkia e Kamzës. Ngjarja është rap...

Është përfshirë në flakë Bashkia e Kamzës. Ngjarja është raportuar pak minuta për parë, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në hyrjen kryesore të institucionit. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale dhe ashtu siç shihet nga taraca e hyrjes kryesore dalin shtëllunga të zeza tymi.

Lexo më shumë

“Kemi përpara një dimër të vështirë”, eksperti gjerman bën deklaratën e fortë: Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë

“Kemi përpara një dimër të vështirë”, eksperti gjerman bën deklaratën e fortë: Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë

Publikuar më 19.09.2020
Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e vi...

Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të vështirë. DW: Dhe sa kohë do të na duhet të jetojmë me pandeminë e koronës? Christian Drosten: Është e vështirë të bësh prognoza globale. Në Europë ne kemi gjendje me […]

Lexo më shumë

“S’dua para e as ushqim”, vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’jemi terroristë!

“S’dua para e as ushqim”, vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’jemi terroristë!

Publikuar më 19.09.2020
“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më t...

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”. Kështu deklaroi një vajzë e re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Mes lotëve dhe duke u […]

Lexo më shumë

Cikloni shënon viktimën e dytë në Greqi/ Vdes fermeri shqiptar, u rrëmbye nga uji (Video)

Cikloni shënon viktimën e dytë në Greqi/ Vdes fermeri shqiptar, u rrëmbye nga uji (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Moti i keq, i shkaktuar nga cikloni “Ianos”, i ka marrë jetë...

Moti i keq, i shkaktuar nga cikloni “Ianos”, i ka marrë jetën një tjetër personi në Greqi, mediat greke raportojnë se viktima e radhës është një fermer shqiptar, i cili është rrëmbyer nga ujërat. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të shtune, pas kalimit të motit të keq nga Thesalia. Pasi një grua […]

Lexo më shumë

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në gusht të 2019-ës plagosi 3 persona (Emri)

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në gusht të 2019-ës plagosi 3 persona (Emri)

Publikuar më 19.09.2020
Ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçari Gentian Mino, i cil...

Ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçari Gentian Mino, i cili më 2 gusht të 2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Sipas policisë, ky shtetas dyshohet të jetë […]

Lexo më shumë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë (Video)

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur d...

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Policia e Korçës ka bërë me dije se janë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit […]

Lexo më shumë

Rama shkarkon francezin që i mbrojti paketën ‘antishpifje’, propozon Ditmir Bushatin për në OSBE

Rama shkarkon francezin që i mbrojti paketën ‘antishpifje’, propozon Ditmir Bushatin për në OSBE

Publikuar më 18.09.2020
Ndërsa në Shqipëri qeveria ‘Rama’ po këmbëngul të kalojë pa ...

Ndërsa në Shqipëri qeveria ‘Rama’ po këmbëngul të kalojë pa ndryshime paketën ‘antishpifje’ që cenon rëndë lirinë e medias duke e vënë atë përpara gjobave të rënda, kryeministri shqiptar që kryeson OSBE-në, propozoi deputetin e PS-së dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si Komisioner për Lirinë e Medias në OSBE. Bushati pritet të zëvendësojë 52-vjeçarin […]

Lexo më shumë

Berat/ Infermierja e burgut dhe dy edukatore kopshti pozitive me Covid-19

Berat/ Infermierja e burgut dhe dy edukatore kopshti pozitive me Covid-19

Publikuar më 18.09.2020
Dy edukatore njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fsha...

Dy edukatore njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Pas shfaqjes së shenjave të sëmundjes ato janë karantinuar në banesë. Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar brenda ambienteve të burgut në Berat, ku ka rezultuar pozitive dhe infermierja e Burgut. Pas evidentimit të […]

Lexo më shumë