Flet imami Armand Ali: Policia më mori tre orë në pyetje, ja çfarë donin të dinin

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Pas qarkullimit të lajmit që Policia e Tiranës i referoi materialet në Prokurori për imamin Armand Ali, ky i fundit ka reaguar përmes një statusi në Facebook.
Imami Armand Ali thotë se është marrë për 3 orë në pyetje, ndërsa nuk nguron të bëjë edhe akuza.
Statusi i Armand Ali:
Dje më erdhi ftesë zyrtare nga struktura të shtetit për një takim në formën e diskutimit pyetje-përgjigje të njëanshme dhe sot ju përgjigja. Takimi ishte i shkurtër dhe nuk zgjati më shumë sesa tre orë me një pushim të madh në mes. Në pjesën e parë të takimit sa për hyrje, përfaqësuesit e shtetit u interesuan me hollësi për gjendjen time shëndetësore, ekonomike, shpirtërore dhe fetare.
Ndërsa gjatë pjesës tjetër të takimit u interesuan për Fetvanë e Pavarësisë që lëshova para pak ditësh. Donin të dinin rreth argumenteve fetare që kisha përdorur për të arritur deri tek ai gjykim fetar dhe mënyrën e arsyetimit me atë argument. Gjithashtu ju interesonte të dinin se kujt i drejtohej ai status. Jua qartësova atyre por dua t’ia qartësoj akoma më mirë kujtdo qe do lexojë këto fjalë se ai status si dhe gjithë postimet e tjera ne profilin tim i drejtohen besimtarëve muslimanë pasi më shumë se 95% e frendsave ne profilin tim janë besimtar muslimanë ndërsa një numër i vogël i përkasin besimeve të tjera. Prandaj askujt nuk ja lejoj që t’i përdori shkrimet e mia për qëllime te tjera.
Normalisht që shteti me të drejtë shqetësohet se përse në çështje te tilla delikate flas unë pa autorizimin dhe lejen e KMSH. Unë ju sqarova se jo vetëm për këtë çështje por edhe për çdo çështje tjetër fetare mund të flas pa pasur nevojën për leje nga gylenistët e KMSH sepse kam studiuar dhe jam diplomuar për sheriat islam, se nuk ka asnjë argument fetar që të më ndalojë dhe se unë nuk jam nën varësinë e KMSH.
E folura ime pa ferman nga KMSH dhe hapësira që fjala ime ka zënë ne media të ndryshme duke plotësuar vakuumin e krijuar nga gylenistët injorantë të KMSH është bërë fenomen shqetësues edhe për vetë gylenistët të cilët nuk mund ti japin zgjidhje këtij problemi. Jua kam thënë edhe herë të tjera privatisht ose publikisht dhe po jua përsëris edhe një herë. Fajin e keni vetë se nuk më keni lenë të qetë që të isha një imam i thjeshtë xhamie e ti mësoja xhematit çështjet elementare të besimit. Ju vetë u bërët pjesë e akuzave të rënda e të pa baza ndaj meje. Dëshiruat që me kallëzime penale dhe shkresa qe dërguat në Prokurori të më poshtëroni e të më hidhnit pas hekurave të burgut si njeri të harruar e pa përkrahje. Por deshi Allahu tua kthej përmbys akuzat, kurthet dhe intrigat tuaja dhe mua të më lartësonte e jo të më poshtëronte. Ndërsa juve po ju poshtëron Allahu nga dita ne ditë me vetë punët tuaja të ndyra që i mbuloni me petkun fetar me te cilat nuk punoni për Islamin dhe muslimanët por punoni për të realizuar direktivat e liderit tuaj Fetullac Kopekut. Do t’iu vijë fundi së shpejti inshaAllah juve dhe gjithë anëtarëve të FETO në Shqipëri. Allahu mund ti vonojë por nuk i harron zullumqarët. Ndërsa me mua ju ka ngecur sharra ne gozhdë.
Përsëri me të drejtë shteti shqetësohet se shkrimet dhe fetvatë e mia mund të bëhen shkak për nxitje të urrejtjes apo dhunës ndërfetare. Pasha Allahun sikur të kisha dashur ndonjëherë diçka të tillë, tashmë prej vitesh mund të kishte plasur jo vetëm urrejtje dhe dhunë por ndoshta edhe luftë. Është fare kollaj të prishësh e shkatërrosh por është shumë e vështirë të ndreqësh e rregullosh. I Dërguari sal lAllahu alejhi ue sel lem na ka urdhëruar që të jemi çelësa te mirësisë dhe dryna të së keqes, e mos të jemi çelësa të së keqes dhe dryna të mirësisë. Ndërsa Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që mos të përhapim shkatërrimin në tokë pas rregullimit të saj. Vërtetë ky vend ku jetojmë ka shumë mirësi por pse ka edhe njëqind e një të zeza që duhen rregulluar prandaj unë dua të jem pjesë e rregullimit të këtij vendi e jo pjesë e shkatërrimit të tij.
Ky status i imi nuk ka aspak qellim “kërkimin e faljes” nga askush e as tërheqjen pas nga fetvaja ime. Fetvasë i përmbahem fjalë për fjalë dhe e deklaroj përsëri se besimtarët muslimanë kanë vetëm dy festa, Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit. Çdo festë tjetër, me çfarëdolloj karakteri qoftë, nuk është veçse shpikje në fe, bidat, dhe çdo bidat është humbje. Këtë na ka mësuar i Dërguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kështu kanë vepruar edhe shokët e tij e të gjithë ata që i pasuan në rrugën e drejtë deri në ditën e sotme. Ndërsa kush nga besimtarët muslimanë do që të tregohet më patriot dhe atdhetar sesa të tjerët, le te festojë çfarë të dojë sepse gjithsecili do të japë llogari për veten e tij. Unë vetëm sa transmetova atë që na ka mësuar i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).