Flamur Noka nuk largohet nga salla, Ruçi ndërpret sërish seancën e Kuvendit

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka rinisur seancën duke i bërë thirrje Flamur Nokës të dalë nga salla, por duke marrë parasysh se deputeti demokrat nuk i është përgjigjur kërkesës në fjalë e ka mbyllur seancën për sot.

Sa i takon kërkesës për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, Ruçi tha se: “Pasi u konsultova me nenet 64 nenin 65 dhe pasi pash të zbardhur proceszverbalin e seancës nuk mund ta marrë në konsideratë pasi nuk përmbush asnjë nga nenet”. Seanca pritet të rinisë ditën e nesërme në orën 8:30.

Kjo seancë u ndërpre paraditen e sotme pasi deputeti i PD-së Flamur Noka dhe të tjerë demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit.

Pas kësaj kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Nokën dhe ndërpreu punimet e Parlamentit.

Ndërkaq PD dhe LSI janë bërë bashkë duke kërkuar përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi për 10 ditë.

Shkak për këtë kërkesë është bërë fjalori banal dhe denigrues që ka përdorur Rama për ish-kryeministrin Sali Berisha.