Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në Empire State Building

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar në Korenë Jugore, por njujorkezët kanë shijuar një pjesë të këtyre Lojërave kur Empire State Building shfaqi flamujt e shteteve pjesëmarrëse.

Ndërtesa më e lartë në New York është përkujdesur që të shfaqë edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, si shtete pjesëmarrëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Erjon Tol dhe Suela Mehilli deri sa Kosova merr pjesë me vetëm një sportiest, skitarin Albin Tahiri. Tahiri barti për herë të parë edhe flamurin në parakalimin e shteteve në ceremoninë e hapjes.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet