Fjalët e ndjera të Nicole Kidman në SAG Awards 2018 (FOTO)

Nicole Kidman mbajti një fjalim mjaft emociunes në SAG Awards, teksa u vlerësua me çmimin si aktorja femër më e mirë me rolin e saj në filmin “Big Little Lies”.

“Unë jam shumë mirënjohëse,” tha Kidman.

Në fjalën e saj, aktorja falënderoi Susan Sarandon, Jessica Lange, Reese Witherspoon dhe Laura Dern si dhe aktoret e tjera, shfaqjet e të cilave e kanë frymëzuar atë.

“Unë dua të iu falënderoj për shfaqjet tuaja që keni dhënë gjatë karrierës suaj dhe sa e mrekullueshme është që karrierat tona mund të shkojnë përtej 40 vjeç, sepse 20 vjet më parë, ne ishim goxha në formë në fazat tona të para në Holliwood” tha ajo.

“Ne kemi dëshmuar ndërsa ju po dëshmoni edhe më tepër se sa të fuqishme jeni dhe të qëndrueshme t’ia dilni mbanë edhe tani. Unë vetëm lutem që industria të mbetet pas nesh, sepse historitë tona më në fund u janë thënë,” shtoi Nicole.

Të tjera

VERTIGO

Gazetarja dhe kritikja e artit Elsa Demo bën një rrugëtim në skenën e re të ArTurbinës duke e krahasuar me…

Abissnet