×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fitorja e Orbanit në Hungari i shtohet errësirës që po e gllabëron Evropën

Timothy Garton Ash

Kur të dielën mbrëma, në qendër të Budapestit rrija bashkë me një turmë të ftohtë e të dëshpëruar, duke e dëgjuar liderin e opozitës hungareze, Péter Marki-Zay, tek e pranon humbjen në zgjedhjet e vendit, rrjedha e postimeve në Twitterin e celularit tim mbushej me imazhet e civilëve ukrainas, të vrarë në qytetin e Buças. Disa prej tyre i kishin duart e lidhura pas shpine. Pranë një gruaje të vrarë ishte një grumbull çelësash me varësen që shfaqte yjet e verdhë në sfondin e kaltër të flamurit evropian. Tmerret e ukrainasve padyshim se janë më të këqija se mjerimet e hungarezëve, por të dy këto janë fatalisht të lidhura.

Është ironi e hidhur kjo sepse, në momentin që mësojmë për disa nga mizoritë më të këqija kundër Ukrainës – në luftën e terrorit të presidentit rus Vladimir Putin – aleati më i ngushtë i Putinit në mesin e liderëve të BE-së, kryeministri hungarez Viktor Orbán, rizgjedhet pjesërisht sepse e ktheu po atë luftë në përfitime personale politike. Përveç shfrytëzimit të të gjitha avantazheve që tashmë i ka ndërtuar në një sistem politik tejet mashtrues – manipulimi i zonave  zgjedhore dhe kontrolli dërrmues i medias – Orbáni fitoi duke u thënë hungarezëve se do t’i mbante jashtë kësaj lufte dhe se faturat e tyre të ngrohjes do të jenë të ulëta për shkak të marrëveshjeve të tij të këndshme me Putinin – përkitazi me gazin.

Në fjalimin e tij të fitores, udhëheqësi hungarez i renditi “kundërshtarët” që i mundi. Aty futeshin mediat ndërkombëtare, burokratët e Brukselit dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy i cili e ka kritikuar ashpër kundërshtimin e tij për furnizimet me armë dhe për sanksionet e mëtejshme të cilat Ukrainës i duhen sa s’ka. Pra, ai na tregon saktësisht se cilët janë armiqtë e tij, ndërsa miku Putin nxiton ta urojë për fitoren e tij të famshme.

Po të kishte fituar koalicioni hungarez i opozitës me gjashtë parti – i udhëhequr nga Marki-Zay – Hungaria do të ishte bërë aleat i përkushtuar perëndimor përballë agresionit rus, siç dëshmohen të jenë vendet e tjera të Evropës Qendrore, si Polonia dhe Republika Çeke. “Rusë, kthehuni në shtëpi!”, brohorisnin disa të rinj në fund të atij zgjimi të turbullt të opozitës në Budapest, duke e rikujtuar sloganin nga koha e pushtimit sovjetik të Hungarisë – të vitit 1956. Duke ecur në mesnatë nëpër Sheshin e zbrazur të Heronjve, mu kujtua se si pikërisht në atë vend, në qershor të vitit 1989 kam dëgjuar për një Orbán të ri, në dukje idealist, që po bënte thirrje për largimin e trupave sovjetike nga Hungaria. Ndërkaq, ciniku tashmë i moshuar refuzon kategorikisht ta japë lejen që furnizimet perëndimore të armëve të kalojnë nëpër Hungari, për ta ndihmuar kështu ushtrinë ukrainase që t’i dërgojë rusët në shtëpi. Pyes veten se çfarë sheh ai kur e shikon veten në pasqyrë.

Një qeveri opozitare do t’i bashkohej gjithashtu zyrës së prokurorit publik evropian, duke mundësuar kështu hetimin e korrupsionit të dokumentuar mirë, përkitazi me përdorimet e fondeve të BE-së. Do ta kishte përjashtuar Bankën Ndërkombëtare të Investimeve për të cilën opozita thotë se është e lidhur ngushtë me regjimin e Putinit. Dhe, do ta kishte nisur procesin e vështirë të kthimit të Hungarisë në një demokraci të duhur liberale.

Në vend të kësaj, partia Fidesz e Orbanit e siguroi edhe një herë një supershumicë prej dy të tretash, gjë që ia mundëson atij ta ndryshojë kushtetutën sipas tekave. Edhe nëse jep garanci të sheqerosura në Bruksel apo në Uashington, ai do të vazhdojë ta konsolidojë atë që politologët e përshkruajnë si regjim autoritar elektoral. Sistemi politik i Hungarisë është më afër atij të Serbisë që nuk është pjesë e BE-së – shtet ky që këtë fundjavë e përjetoi edhe një fitore të një autoritari nacionalist elektoral, atë të presidentin Aleksandar Vuçiq – sesa të një demokracie si Franca apo Portugalia. Orbáni dhe Vuçiqi janë aleatë të ngushtë.

Dështime të mëdha kishte edhe nga opozita. Gjashtë partitë nuk ishin sa duhet të bashkuara, ndërsa kandidati kryesor padyshim se nuk arriti ta bindte elektoratin jashtë Budapestit. Në përgjithësi, opozita i humbi votat, ndonëse fitoi disa zona zgjedhore me një deputet në kryeqytet. Por, nuk ka asnjë mënyrë për të dëshmuar se këto zgjedhje ishin të ndershme.

Megjithatë, pasi ka shpenzuar bujarisht nga fondet e taksave dhe të mirëqenies, për t’i fituar zgjedhjet, qeveria e Orbanit ka nevojë për fondet e BE-së për ta mbushur një vrimë të madhe në financat e veta. Nëse BE-ja nuk është gati ta pranojë tani se thjesht e ka një shtet autoritar për anëtar, ajo më në fund duhet të vendosë kushte rigoroze për flukset e parave evropiane që prej kohësh kanë qenë një nga burimet kryesore të pushtetit të Orbanit. Kjo do të thotë vazhdimi i refuzimit të granteve dhe i huave të rimëkëmbjes post-Covid, meqë transparenca nuk mund të garantohet nga një regjim që në fakt është ndërtuar mbi përdorimin korruptiv të parave të BE-së. Kjo nënkupton gjithashtu aktivizimin e mekanizmit për kushtëzimin e sundimit të ligjit që mund ta pengojë një pjesë të konsiderueshme të financimit nga buxheti i rregullt i BE-së (si dhe duke mos u mashtruar duke i dhënë Hungarisë shumë para për refugjatët ukrainas, të cilët në fakt tashmë janë zhvendosur në vendet tjera).

Por, këtu qëndron problemi. E ballafaquar me dëshmitë më të fundit të sjelljes barbare të trupave ruse në Ukrainë, Evropa duhet t’i shtojë sanksionet kundër Putinit. Kur gjatë muajit të kaluar Orbáni u kthye nga samitet e njëpasnjëshme të NATO-s e të BE-së në Bruksel, qeveria e tij ua dërgoi një email të gjithë hungarezëve që ishin regjistruar për vaksinën kundër koronavirusit, duke thënë se “propozimet u vunë në një agjendë e cila duhet të kundërshtohet në mënyrë që të mbrohen interesat e Hungarisë”. Qeveria e tij nuk do të lejojë kurrë që furnizimet me armë të kalojnë përmes Hungarisë për në Ukrainë, as që sanksionet të vendosen për mbi 85 përqindëshin e gazit dhe 64 përqindëshin e naftës së Hungarisë që vijnë nga Rusia. Në reagimin ndaj mizorive të Buças, liderët e BE-së – si presidenti francez Emmanuel Macron – tashmë po bëjnë thirrje për më shumë sanksione, përfshirë naftën ruse. “Realistët” e vetëquajtur mund të thonë se Brukseli duhet të rrijë urtë ndaj Hungarisë në mënyrë që ta mbajë Orbanin në linjë të frontit të përbashkët për Ukrainën.

Evropa sot duhet të jetë e ashpër si me armikun e jashtëm rus, ashtu edhe me armikun e brendshëm hungarez. Por, a mundet dhe a do t’i bëjë të dyja këto përnjëherë? Kjo është dilema tjetër që kjo fundjavë e errët dhe dëshpëruese ia shtroi Evropës thellësisht të tronditur.

*Marrë nga “The Guardian”. Përktheu Telegrafi.com

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

Pse Rusia nuk po i përdor dronët e saj si forcë goditëse në beteja

Pse Rusia nuk po i përdor dronët e saj si forcë goditëse në beteja

Publikuar më 16.08.2022
“Bayraktar, Bayraktar” është një këngë patriotike e kënduar ...

“Bayraktar, Bayraktar” është një këngë patriotike e kënduar nga luftëtarët ukrainas në luftën që po zhvillohet me Rusinë, duke festuar aftësinë dhe rolin e dronit të famshëm turk. Ata i morën ato nga Ankaraja për të kundërshtuar ofensivën ruse në vendin e tyre, e cila po vazhdon tash e gjashtë muaj. Roli i dronëve, të […]

Lexo më shumë

Ministrja e Kurtit: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Ministrja e Kurtit: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Publikuar më 16.08.2022
Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka treg...

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rizvanolli ka thënë se KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve. “KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se […]

Lexo më shumë

Përmbytet ‘Lugina e vdekjes’, shkretëtira kthehet në ujëvarë (VIDEO)

Përmbytet ‘Lugina e vdekjes’, shkretëtira kthehet në ujëvarë (VIDEO)

Publikuar më 16.08.2022
“Lugina e vdekjes” është përmbytur. Një shi i rrëmbyeshëm e ...

“Lugina e vdekjes” është përmbytur. Një shi i rrëmbyeshëm e ktheu atë që zakonisht është një shkretëtirë, në një ujëvarë. Mund të ishte thjesht një tjetër ngjarje verore, nëse nuk do të ishte për faktin që u regjistrua në vetëm 3 orë, 75% e shiut që bie në një vit. Kjo zonë e Kalifornisë zakonisht shënon […]

Lexo më shumë

Burri rreh gruan se shkoi në një sallon bukurie (VIDEO)

Burri rreh gruan se shkoi në një sallon bukurie (VIDEO)

Publikuar më 16.08.2022
Një burrë në Turkmenistan u tërbua me gruan e tij, e cila gu...

Një burrë në Turkmenistan u tërbua me gruan e tij, e cila guxoi të vizitonte një sallon bukurie. Ai hyn në dyqan dhe fillon të godasë gruan përpara punonjësve dhe klientëve, të cilët qëndrojnë të ngrirë dhe nuk ndërhyjnë aspak për të ndaluar sulmin. Dhe sikur të mos mjaftonte sulmi i parë, burri largohet dhe […]

Lexo më shumë

‘Lojëra lufte’ pranë Shqipërisë, si e bllokoi Adriatikun flota ruse

‘Lojëra lufte’ pranë Shqipërisë, si e bllokoi Adriatikun flota ruse

Publikuar më 16.08.2022
Gianluca Di Feo Është një sfidë e fshehtë, dhe ndonjëherë te...

Gianluca Di Feo Është një sfidë e fshehtë, dhe ndonjëherë tejet e pamatur. Flota ruse dhe ajo e NATO-s përballen me njëra-tjetrën në Mesdhe, duke qenë shpeshherë në distanca shumë të afërta me njëra-tjetrën. Vetëm 3 javë më parë, anijet e Moskës kryen një operacion shumë të guximshëm. Ato u pozicionuan për të bllokuar Detin […]

Lexo më shumë

Shqipëria në luftë nëse preket Kosova, Osmani paralajmëron traktatin e mbrojtjes së ndërsjellë me Shqipërinë

Shqipëria në luftë nëse preket Kosova, Osmani paralajmëron traktatin e mbrojtjes së ndërsjellë me Shqipërinë

Publikuar më 15.08.2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është koha ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është koha për një traktat me Shqipërinë për të reaguar në rast të cenimit të dy shteteve. Këtë Osmani tha se e diskutoi në Presidencë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e priti në Prishtinë me nderime të larta shtetërore. “Është me rëndësinë që me […]

Lexo më shumë