Fitonin mijëra euro në ditë, në pranga 5 shqiptarët në Itali

Pesë shqiptarë kanë përfunduar në pranga ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i 5 shqiptarëve është bërë në Rimini dhe të arrestuarit janë të moshave 18-28 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shisnin kokainë në doza të vogla në stacionet e autobusëve dhe çdo ditë siguronin të paktën 4 mijë euro.

Pas arrestimit, autoritetet italiane vijuan me kontrolle në shtëpitë e tyre, ku gjetën mjetet që përdorte ky grup. Policia sekuestroi: telefona, thika dhe një sasi të konsiderueshme parash, vlera e të cilave nuk është bërë publike nga autoritetet italiane.

Nga të dhënat e siguruara është vërtetuar se shqiptarët, paratë e drogës që i fitonin në Itali i sillnin  më pas për t’i investuar në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet