“Fish Tank”, ekspozita e fotografit shqiptar që tregon lindjen e jetës përmes imazheve

Foto 1 nga 5 Pas Para

Lorena Resulaj

Fotografi shqiptar, Ergys Zhabjaku, ka sjellë gjithmonë projekte të veçanta, të cilat mbartin në vetvete mesazhe të thella. Mbrëmjen e sotme, Zhabjaku çeli ekspozitën e tij të tretë, këtë herë me titullin “Fish Tank” (Akuariumi i peshqve), një vazhdim i ekspozitës së tij të mëparshme “Running out of Water” (Të mbetesh pa ujë).

Cikli i fotografive të tij, të punuara dhe trajtuara me shumë kujdes, kërkojnë kohë për të kuptuar çdo detaj interesant të tyre. Ndonëse fotografinë mund ta cilësojnë si diçka të ngrirë, në ekspozitën e tij dhe si në çdo projekt tjetër, Ergys Zhabjaku tregon se në fakt është e kundërta, pasi çdo foto ka jetë dhe përcjellë një mesazh.

Në ekspozitën “Fish Tank”, fotografi i pret të gjithë me një mesazh: “Por e gjithë kjo bën sens vetëm nëse koha dhe krijesa mbajnë memorie, në të kundërtën fillimi dhe fundi janë e njëjta e gjë”, që përcjell gjithë idenë e këtij projekti.

“Ekspozita ime e parë (Running out of water) fliste për tharjen e ujit dhe si pasojë e kësaj vjen dhe tharja e vetë jetës, vdekja. E dyta (Fish Tank) flet për fillimin, sepse unë e kam shprehur, që fillimi dhe fundi nëse nuk i mban memoria janë e njëjta gjë. Edhe duke qenë se e dyta flet për fillimin, kam tentuar të interpretojë momentin e parë, që mund ta quaj shpërthimi ‘Big Bang’, të krijimit të planeteve, të krijimit të jetës. Peshkun e gjejmë në shumë kultura të botës, sepse thuhet që peshku mban universin. Ndërsa uji siç dihet është elementi simbolik i jetës, element organik i jetës”, u shpreh Ergys Zhabjaku në një prononcim për gazetën “Shekulli”.

Më pas ai zbuloi se pas kësaj ekspozite do të ketë edhe një tjetër si vazhdim i triologjisë, për të shpjeguar gjithçka që ka mbetur e pa plotësuar nga dy të parat. Ekspozita “Fish Tank” do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 mars në “Gallery 70”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet