Fiorentina nderon Astorin, ja atmosfera emocionuese në “Artemio Franchi” (FOTO/VIDEO)

Foto 1 nga 7 Pas Para

Emocione, lot dhe një skenografi spektakolare me mbishkrimin “Davide 13”, ishte përgatitur sot në “Artemio Franchi” për nder të ish-kapitenit të Fiorentinës Davide Astori.

Ky i fundit ndërroi jetë një javë më parë si pasojë e një ataku kardiak. Takimi mes Fiorentinës dhe Beneventos u ndërpre në minutën e 13, në shenjë nderimi ndaj numrit që Astori mbante në fanellë.

Për më shumë se një minutë i gjithë stadiumi duartrokiti kapitenin që do t’i mungojë shumë “Vjollcëve”.

Në vend të Astorit ishte aktivizuar mbrojtësi brazilian Viktor Hugo, që gjeti golin e epërsisë vetëm pak minuta më pas.

Të tjera

Abissnet