Fino takon Dukën pas fitores, por thotë se do të vijojë procesin gjyqësor

Pas shpalljes së fitores së Armand Dukës si president i FSHF-së, rivali i tij për këtë post Bashkim Fino e ka takuar duke thënë se pranon rezultatin por do të vijojë procesin gjyqësor.

Sipas tij këto 12 shoqata dhe 5-6 klube ndryshuan rezultatet e këtyre zgjedhjeve por ai paralajmëroi se çështja do të ndiqet deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“Ishte një proces i parregullt që nga votimi i 12 shoqatave të paregjistruara në gjykatë. Kur ke një listë të pandershme është e pamundur të fitosh. Dhe diferenca prej 18 votash është rezultat i këtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale. Ekipe si Olimpiku, Vlora apo dhe Fieri, nuk janë pjesë e futbollit dhe vendosja e delegatëve ishte edhe guri edhe arra në thes, këta votuan dhe tregon për diferencën që zoti Duka fitoi në këto zgjedhje. Çështjen e kemi në prokurori dhe do ta ndjek në gjykatë jo sepse nuk u bëra president por për të mirën e futbollin. Do vijojmë me procesin gjyqësor deri në CAS. Unë nuk e kam përdorur politikën, ai që e ka përdorur është kundërshtari im”, tha Fino.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet