×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Financial Times’: Vazhdimi i Luftës në Ukrainë rrezikon destabilizimin e Perëndimit

Gideon Rachman

Në aleancën perëndimore ekziston një besim në rritje mbi trajektoren e luftës në Ukrainë. Ky besim është i justifikuar, por potencialisht i rrezikshëm. Është e dukshme që për Rusinë pushtimi ka shkuar shumë më keq, sesa guxuan të shpresonin shumica e njerëzve në Perëndim.

Aleatët perëndimorë kanë befasuar edhe veten e tyre me forcën, shpejtësinë dhe unitetin e kundërpërgjigjes së tyre, me sanksionet e pashembullta të vendosura ndaj Rusisë, dhe me ndihmën e madhe ushtarake që kanë dhënë për UkrainënOptimizmi i madh në Uashington dhe në pjesë të Evropës, u reflektua qartazi në deklaratën kontroverse të Joe Biden se udhëheqësi rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë më në pushtetSupozohet gjerësisht se presidenti amerikan se ka folur në një mënyrë të pamenduar, dhe se ndihmësit e tij u detyruan ta përgënjeshtronin me shpejtësi.

Por komentet e tij pasqyrojnë ndjenjën që dominon aktualisht në Uashington, se një formë e ndryshimit të regjimit në Rusi është edhe e imagjinueshme edhe e dëshirueshme. Në fakt, pozita e brendshme dhe ajo ndërkombëtare e Putinit, duket shumë me e lëkundur se përpara pushtimit.

Por nga ana tjetër realiteti më pak i diskutuar, është se lufta paraqet ndërkohë edhe rreziqe politike të mëdha dhe në rritje për qeveritë në Perëndim. Ekziston ende rreziku  Rusia tavazhdojë luftën për shumë muaj, me një numër në rritje  vdekjeve dhe shkatërrimit të infrastrukturës.

Ndërkohë, efektet e shkëputjes së marrëdhënieve ekonomike me Moskës, do të fillojnë të bëhen shumë më akute në Evropë, në formën e rritjes së çmimeve, mungesës së energjisë, humbjes së vendeve të punës, dhe ndikimit social gjatë përpjekjes për të menaxhuar deri në 10 milionë refugjatë ukrainas.

Amerika është më pak e ekspozuar ekonomikisht se sa Evropa ndaj këtyre efekteve. Por lufta filloi me inflacionin tashmë në nivele të larta në SHBA, dhe me një popullaritet në rënie tëJoe BidenTani po rritet çmimi i benzinës, dhe kjo gjë pritet gjithmonë keq nga votuesit amerikanë.

Ndërkohë, faturat e energjisë për konsumatorët dhe bizneset në Evropë, po rriteshin ndjeshëm edhe para luftës. Tani ato do të rriten shumë më tepër. Në Britaninë e Madhe, familjet mund të shohin një rritje prej 50 për qind të faturave  energjisë për muajin prill, e pasuar nga një rritje tjetër prej 50 për qind në muajin pasardhës.

Objektivi i Bashkimit Evropian për ta reduktuar me 2/3 varësinë nga gazi rus deri në fund të këtij vitit, cilësohet nga disa ekspertë si një përgjigje shumë e dobët, pasi kjo do të thotë se Rusia do të vazhdo të marrë miliarda euro në javë të ardhura nga eksportet e saj.

Por në një konferencë javën e kaluar, tregtarët paralajmëruan se edhe ai reduktim i sasisë së blerjeve, do të jetë shumë i vështirë të arrihet brenda këtij viti. Disa besojnë se mungese naftës ruse, mund të çojë në racionimin e karburantit në Evropë gjatë këtij viti.

Edhe çmimet e ushqimeve ka të ngjarë të rriten, duke reflektuar rëndësinë që kanë Ukrainadhe Rusia për tregjet globale të grurit dhe plehrave. Rrjedhimishtdo të rritet numri i evropianëve që i përdorin mensat sociale, apo që do të kërkojnë ndihmë urgjente.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme, ku qeveritë kanë më pak burime për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimit, mund të ketë një rritje të madhe të urisë. Kjo nga ana tjetër, mund të çojë në një rritje të re të numrit të njerëzve të dëshpëruar që do të përpiqen të migrojnë drejt Evropës.

Qeveritë në Evropë, që tashmë e kanë shumë të vështirë të përballojnë fluksin e miliona ukrainasve, mund të përballen së shpejti me shumë më tepër emigrantë të mundshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Përgjigja publike ndaj këtyre zhvillimeve në Evropë dhe SHBA,ka të ngjarë të jetë e paqëndrueshme dhe kontradiktore.

Fokusi aktual mbi Ukrainën në media ndoshta do të zbehet, pasi lufta humbet vlerën e saj tronditëse. Deri në vjeshtë, kriza ekonomike mund ta dominojë politikën. Kjo do të siguronte një terren pjellor për një ringjallje të populistëve si Donald Trump në SHBA, Marine Le Pennë Francë apo Matteo Salvini në Itali, të cilët duhet se kanë qenë në të kaluarën fansa të njohur të Putinit.

Sigurisht, presioni ekonomik ndaj Rusisë do të jetë shumë më i madh. Por Putini drejton një diktaturë. Dhe udhëheqësit e demokracive perëndimore duhet të shqetësohen për votuesit e tyre. Ata e dinë se historikisht shumë pak qeveri mund ti mbijetojnë stagflacionit dhe krizës shoqëruese të kostos së jetesës.

Ndërsa rritet presioni ekonomik, mund të thyhet edhe uniteti perëndimor aktual, gjë që mund të sjellë presione kontradiktore mbi liderët politikë. Më shumë shkatërrime në Ukrainë, sirrafshimi Mariupolit, do të shkaktojnë kërkesa të reja për një përgjigje edhe më të ashpër të Perëndimit, deri në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake në këtë konflikt.

Njëkohësisht, do të ketë një riaktivizim të “atyre që e mirëkuptojnë Putinin:një fraksion i opinionit perëndimor (veçanërisht atij gjerman) që për momentin ka rënë kryesisht në heshtje. Ata do të kërkojnë t’i jepet fund konfliktit, edhe nëse kjo nënkupton tërheqjen e mbështetjes për Ukrainën dhe bërjen e lëshimeve ndaj Rusisë, që aktualisht duken të papranueshme.

Ky tension ka nisur të shfaqet që tani midis perëndimorëve. Presidenti francez EmmanuelMacron, e ka kritikuar publikisht homologun amerikan Joe Biden, duke u kërkuar liderëve perëndimorë të shmangin retorikën përshkallëzuese, e cila e bën të pamundur rivendosjen e paqes në Ukrainë.

Por Macron mund të jetë duke shpresuar më shumë ssa duhet tek perspektivat e negociatave për paqe. Pavarësisht titujve bombastikë në mediave rreth bisedimeve të paqes në Turqi, të dyja palët mbeten ende shumë larg njëra-tjetrës. Ka pak prova reale se Putini është i përgatitur të pranojë çdo gjë tjetër përveç fitores që i ka premtuar Rusisë.

Një luftë e gjatë do ta shtojë presionin politik dhe ekonomik mbi qeveritë perëndimore. Kërkesa e presidentit amerikan Joe Biden për largimin nga pushteti të Vladimir Putinit, mund të ketë qenë jodiplomatike.

Por ai ka me siguri të drejtë, kur sugjeron se marrëdhëniet normale midis Rusisë dhe Perëndimit janë të pakonceptueshme, nëse Putini do të vijojë të mbetet në krye të Kremlinit. Ndryshimi i regjimit në Rusi mund të jetë i nevojshëm, edhe për të shmangur trazirat politike në Perëndim.Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë