Finalja e Champions League në SHBA? Presidenti i UEFA-s jep vendimin

Pak ditë më parë u përfol për faktin se finalja e Champions League mund të luhej jashtë Europës, ideja ishte që të bëhej në Nju Jork, SHBA.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i presidentit të UEF-s, Aleksander Ceferin-it, i cili ka thënë “JO”, një gjë e tillë nuk do të ndodhë tani për tani. Madje Ceferin ka këmbëngulur se kjo ide as nuk është hedhur për diskutim.

“Kjo ide aktualisht nuk është duke u diskutuar fare. UEFA nuk ka plane për të bërë finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Europës” -deklaroi Ceferin.

Kujtojmë se ishte Jaume Roures, ai që pretendoi se negociatat kishin nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet