Filmi “Ana tjetër” e gjimnazistëve, një mesazh kundër gjakmarrjes

Foto 1 nga 5 Pas Para

Që të rinjtë të largohen, nga ajo çka mund të dëmtojë të ardhmen e tyre, një hap i mirë mund të jetë angazhimi në veprimtari kulturore e artistike. Shembulli kësaj here na vjen nga një grup maturantësh, të cilët shfaqën në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Mutimedias Marubi filmin “Ana tjetër”.

Për tematikën ata kërkuan përtej Tiranës, në atë pjesë të errët që ka mbetur nga Kanuni i Lek Dukagjinit. Me skenarin dhe regjinë e realizuar nga vetë gjimnazistët, filmi solli anën tjetër të gjakmarrjes, këtij fenomeni që ende kërkon viktimat e veta. Sepse i destinuar për të qenë një viktimë është edhe gjaksi, i cili duhet të jetojë duke përjetuar makthin e krimit që duhet të bëjë, presionin e shoqërisë që me një akt të tronditë dy jetë, dy familje…

Përmes protagonistit (Albani) të interpretuar nga  maturanti Endrionis Kolaj, publiku pati mundësi të njihet me mendimet, emocionet e një të riu mbi të cilin rëndon një normë e lashtë ligjore, nga zbatimi i së cilës, ka vetëm të humbur. Vlerat një iniciative si kjo, ja shtoi padyshim edhe pjesëmarrja e aktores Suela Bako, e cila gjatë premierë së filmit nuk hezitoi t’u jepte të rinjve një këshillë të vyer: “Guxoni, luftoni dhe mbi të gjitha mbusheni jetën tuaj me gjëra që vlejnë, e për të cilat do të mund të ndiheni krenarë. Unë e di, ky vend ka ende shpresë dhe shpresa jeni ju, janë bashkëmoshatarët tuaj! Fitimtarët janë ata që do të luftojnë për ëndrrën. Është kjo “Ana tjetër” e të ardhmes që duam…”

Orilda Kalami, mësuese e lëndës “Shoqëritë e Nxënësve – Bëhu Sipërmarrës” theksoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve si një domosdoshmëri për një të ardhme më të sigurtë.

“Mjafton të jeni të rinj që unë t’ju dua”, prania juaj këtu tregon që ju i doni dhe mbështesni të rinjtë. Tregon që ne mësuesit nuk jemi të vetëm në procesin e edukimit. Të gjithë së bashku, artistë, njerëz të medias e biznesit mund t’i drejtojmë drejt së mirës dhe së drejtës. Junior Achievement është mënyra më e mirë për të dalë jashtë mureve të shkollës, për të provuar suksesin, për të krijuar, për të marrë njohuri përmes praktikës. Për nxënësit ky i sotmi është një ndër momentet e sukseseve të tjera që i presin, për ne është një moment gëzimi e inkurajimi ndaj tyre”, tha Kalami.

Mentorja e Junior Achievement, Edlira Mali tregoi se gjatë eksperiecës së saj 7-vjeçare si mentore e biznesit të nxënësve pranë shkollës Don Bosko ka parë të rinjtë të rriten profesionalisht brenda një viti duke vënë në pah vlerat e këtij këtij proçesi të bukur dhe shumë të rëndësishëm për formimin e profilit të këtyre të rinjve drejt të ardhmes dhe profesioneve që ata do të zgjedhin.
“Mendo dhe Shijoje si te jesh spektator” është strategjia me të cilën kanë ecur të rinjtë e Young Skills Production për realizimin e filmit që do të shfaqet në kinematë e Tiranës, në ambjentet e shkollave të mesme, universiteteve kudo ku janë të rinjtë duke synuar ndërgjegjësimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet