×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fillon në korrik: bie Vlora turistike, pushtohet nga gjigandët e fosileve

Lavdosh Ferruni

Pikërisht në korrik Vlora turistike merr goditjen e parë knockdown. Vjen dhe instalohet në breg të detit, te Triporti, një TEC notues me kapacitet më të madh se ai i Vlorës firmosur nga qeveria me konsorciumin Excelerate Energy-Renco. Ky TEC do të djegë naftë bruto për të prodhuar energji elektrike. Paradoksalisht qeveria do të paguajë, llogaritet mbi 50 milionë euro në vit, qira për pushtimin e Gjirit të Vlorës, jo vetëm për territorin e pushtuar, por edhe për ndotjen nga nafta e derdhur në det, ndotjen e ajrit dhe tokës në një rreze prej disa kilometrash.  Pas 2 ose më shumë vitesh karakatina e naftës mbetet aty në gji të Vlorës, për të shfryrë ndotje nafte, ndoshta edhe në vite të tjera, e më pas mbetet aty si një varrezë gjigande hekurishtesh. Ky konsorcium do të mbulojë dhe korrupsionin me TEC të Vlorës, vërtetuar nga departamenti i investigimit i Bankës Botrore, duke e kthyer me gaz TEC-in e Vlorës, që është tenderuar që të punoj edhe me gaz (ngjan shumë me inceneratorët që gjoja do të prodhonin energji) dhe do shtojnë edhe 2 TEC-e të tjerë po aty.

Rama mirëpriti firmosjen e gjigandëve të fosileve Linden Energy dhe Overgas për t’u ngulur në Vlorë e për të blerë e shitur gaz të lëngshëm e të rigazifikuar në gjithë Ballkanin, nga trafiku marramendës i anijeve çisternë që do hyjnë e dalin midis Sazanit e Karaburunit.

Kjo marrëveshje i shtohet marrveshjesh tjetër firmosur vitin e kaluar me Excelerate Energy and ExxonMobil për instalimin e terminalit të gazit dhe rigazifikimit të tij, me kapacitet shumë të madh, sa gjysma e kapacitetit të gazsjellësit të TAP, dhe do ndërtohet gazsjellës nga Gjiri i Vlorës për në Seman, nëpërmjet zonës së mbrojtur Vjosë -Nartë, për ta lidhur me TAP.

Të gjitha këto dyndje fosilesh në Gji të Vlorës me ndotjen që kjo lloj industrie gjeneron, me ndotjen me cipën e naftës që do mbuloj gjirin e Vlorës, me shkatërrimin e faunës së detit në një hapësirë të madhe detare me ajrin e ndotur që do përhapë përreth e deri në qytet të Vlorës, me sedimentet e djegjes së fosileve mbi pyllin e Sodës, lagunën e Nartës dhe ullinjtë e vreshtat për rreth, pa përmendur rrezikun e madh të eksplozionit, do ta fshijnë përfundimisht Vlorën nga harta si një vend turistik. Gjiri i Vlorës do mbetet thjesht një gji nafte, mijra njerëz, që aktualisht jetojnë në saj të turizmit do mbeten pa punë.

Qeveria me këtë që po i bën Vlorës së paku t’i kursejë milionat për ndërtimin e portit turistik të Vlorës. Nuk ka anije turistike që duan të lundrojnë dhe ankorohen pranë çisternave të naftës e gazit. Sinjalet e para të këtij pushtimi nga Nafta do ti ndjej Vlora këtë verë. Turistët do ti largohen Vlorës të lemerisur nga era e djegjes së naftës dhe detit të ndotur. Ka vetëm një shpresë. Sapo populli i Vlorës të kuptoj tradhëtinë që po i bëhet e të ngrihet, siç Ai di e siç ka treguar që ngrihet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Publikuar më 24.06.2022
Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shq...

Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë territorit, tatimpaguesit dhe personat fizikë. Pr/ligji pas konsultimeve të kalojë për votim në qeveri dhe në parlament. Pr/ligji parashikon se pas deklarimit vullnetar të të ardhurave do të jepet vërtetimi për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale për individë, bizneset dhe personat fizik do të lejohet […]

Lexo më shumë

Parlamenti bullgar voton për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti bullgar voton për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos...

Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE. Në këtë projektvendim thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit europian të republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo […]

Lexo më shumë