Durrës, shpëtohet jahti me 7 turistë italianë

Foto 1 nga 3 Pas Para

7 turistë italianë janë shpëtuar mbrëmjen e sotme në Durrës nga Roja Bregdetare.

Jahti me vela, S/Y Cayman, me flamur italian, i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitenerisë së Portit Durrës pasi kishte pësuar defekt në det 5 milje nga porti.

Kapiteneria nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit, të 7 personat në bord, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Erërat e forta dhe stuhitë kanë përfshirë sot vendin, duke vështirësuar lundrimin në det.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet