FIFA publikon listën, Shqipëria në vend të 64

Është bërë publike lista e përmuajshme e FIFA-s, e cila nxorri kualifikimet e përfaqësueseve. Ashtu si edhe herët e tjera listimi dhe dhënia e pikëve është bërë në bazë të paraqitjeve së secilës skuadër.

Por për kombëtaren shqiptare listimi është i njëjtë, në vend të me 1372 pikë.

Në këtë periudhë kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje, atë me Francën të cilën e humbën me rezultatin 4-0 dhe me Islandën që e fituam 4-2.

Gjithsesi këto rezultate nuk kanë sjellë asnjë ndikim në renditje. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përfaqësuesen në Europë, atë të Kosovës.

“Dardanët” siç quhen ndryshe tashmë verdheblutë, janë ngjitur një pozicion duke shkuar në vendin e 119, pas fitores me Çekinë 2-1 në Prishtinë dhe humbjes 5-3 në Britani me Anglinë.

Ekipi që drejtohet nga Shaland, tani numëron 1164 pikë, nga 1149 që numëronte në renditjen paraardhëse. Sa i përket vendeve të kreut, është ende Belgjika që kryeson renditjen botërore, me 1752 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet