FIFA i shpall luftë seksizmit, del me urdhër të ri: Mos filmoni tifozet në finale!

Edhe Botërori i këtij viti zhvilluar në Rusi nuk i shpëtoi seksizmit, duke shfaqur tifoze femra, vetëm për të ekspozuar pamjet tërheqëse dhe hiret e tyre.

Por mesa ky fenomen nuk ka kaluar pa vëmendjen e FIFA-s. Organizata Ndërkombëtare e Futbollit u ka kërkuar tanimë kompanive të transmetimit televiziv dhe trupave të xhirimit të reduktojnë sa më shumë që të jetë e mundur pamje të tilla.

Federiko Adieki, Shefi i departamentit të përgjegjësisë sociale në FIFA, ka deklaruar se gjatë Botërorit të Rusisë, ka pasur më shumë raste seksizmi sesa racizmi. Nuk kanë munguar gjithashtu shumë raste ngacmimesh nga ana e tifozëve për gazetarët që bënin intervista apo lidhje direkte.

Ai shtoi se në raport me Botërorin e shkuar ka përmirësim në fenomenin në fjalë.  “Kemi ndërhyrë edhe në transmetimet e mëparshme televizive, por në raste individuale dhe shumë të dukshme”, shpjegoi ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet